Ambasadori gjerman: Shqiptarët e
Preshevës ndihen të diskriminua
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm ka deklaruar se shqiptaret e Preshevës më shumë janë të drejtuar kah Kosova, Shqipëria e Maqedonia sesa Serbia. “Kjo paraqet një problem serioz për Qeverinë e Serbisë", ka shtuar Wilhelm.
BEOGRAD - Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm ka vlerësuar së shqiptarët në komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë të diskriminuar dhe se këtë fakt duhet marrë seriozisht. “Nga biseda që kisha me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, kam vërejtur se këta njerëz kanë ndjenjën se në Serbi janë të diskriminuar. Mendoj se ky fakt duhet kuptuar seriozisht”, ka thënë ambasadori, raportojnë mediat e Serbisë.
Ambasadori Wilhelm, i cili tri ditë ka qëndruar në jug të Serbisë, ka theksuar se në bisedimet e zhvilluara ka pasur përshtypjen se situata është e komplikuar, pasi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë, shikuar në përgjithësi, siç ka deklaruar ai, më shumë janë të drejtuar kah Kosova, Shqipëria e Maqedonia sesa Serbia.
“Sigurisht që kjo paraqet një problem serioz për Qeverinë e Serbisë. Jam i bindur se këtë qeveria serbe e ka kuptuar. Këtë e tregon edhe marrëveshja e arritur, respektivisht “Plani për shtatë pikat”. Rreth kësaj unë kam biseduar me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i cili më ka konfirmuar se vetëm ka filluar implementimi i saj”, ka theksuar Wilhelm.
Për këto çështje, ai ka biseduar edhe me përfaqësuesit të shqiptarëve, kryetarët e komonave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, deputetin Riza Halimin, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15