Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman Foto ATSH (ARKIV)
TIRANE 6 Korrik/ATSH/- Ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann mori pjesë të dielën në ceremoninë përkujtimore të viktimave të ushtrisë gjermane në vitin 1943, në Borovë, Kolonjë. Hoffman ka përkujtuar në datën 6 korrik në Borovë (rrethi Kolonjë) së bashku me përfaqësues të komunës, qytetarë dhe veteranë, viktimat e një krimi lufte të kryer prej trupave të ushtrisë gjermane. Pas meshës së mbajtur në kishën ortodokse të Borovës, ai vendosi një kurorë me lule në monumentin, që përkujton ngjarjen. Hoffmann falënderoi Kryetarin e Bashkisë dhe qytetaret e qytetarët e Borovës për ftesën, që i kishin bërë për të marrë pjesë në këtë aktivitet. "Fakti që ne, të gjithë së bashku, gjermanë dhe shqiptarë, përballemi me të shkuarën në një ceremoni të tillë përkujtimore, është një ndër mrekullitë e mëdha, që bëhen të mundura përmes pajtimit", tha Hoffmann.
Përpara 71 vjetësh, më 6 korrik 1943, ushtarët gjermanë, vranë në Borovë në mënyrë brutale 107 njerëz - mes të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar. Kjo masakër u krye në hakmarrje të një sulmi partizan drejtuar kundër një njësie të ushtrisë së tyre.
Ky ekses dhune i ushtrisë gjermane është ngulitur thellë ne kujtesën e Borovës, por edhe përtej saj, deklaroi Ambasadori Hoffmann. Në fjalën e tij ai solli në vëmendje rëndësinë e zhvillimit dhe të kujdesit ndaj një kulture të përbashkët kujtese: ,,Njerëzit që kujtojnë tmerrin, që disa njerëz u kanë shkaktuar të tjerëve, nxjerrin prej kujtimit të tyre detyrimin për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe jetën e të gjithë njerëzve."
Në mbyllje të fjalës së tij Ambasadori Hoffmann shprehu vlerësimin për veprën madhështore të bashkimit të Evropës si një mësim i shkëlqyer nxjerrë prej tmerreve të të shkuarës tragjike.
Në këtë kontekst ai vuri theksin mbi mundësitë, që i hapen Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian./a.gjonaj/
/Shqiptarja.com