Ambasadori Hoffman: Shqipëria
ka nevojë për sistemin profesional

Ambasadori Hoffman: Shqipëria<br />ka nevojë për sistemin profesional
Ambasadori gjerman në vendin tonë Helmut Hoffman është shprehur gjatë një konference mbi "Profesionet më të kërkuara", se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria të krijojë një sistem të formimit profesional, pasi në vitet e fundit një rëndësi e madhe i është kushtuar edukimit akademik dhe kjo sipas tij ka sjellë tejngopjen e tregut me juristë apo ekonomistë.

Hoffman solli në vëmendje Universitetin Bujqësor të  Kamzës, duke iu referuar studentëve që kanë mbaruar për bujësi, por që nuk punonjë në këtë sektor.

Në këtë aspekt ambasadori gjerman solli në kujtesë sitemin dual në arsimin profesional, por shtoi se është ende herët për ta aplikuar në Shqipëri.

“Sipas asaj që unë kuptoj kjo do të thotë një bashkëpunim midis kompanive të sektorit privat, dhomave të tregtistë dhe shkollave të mesme profesionale. Punonjësit duhet të jenë të gatshëm të paguajnë një rrogë bazë për 3 vitet e para dhe të ofrojnë trajnim në vendin e punës por dhe të jenë të gatshëm t’i lënë këta persona që të ndjekin shkollat e trajnimit professional 1/3 e kohës. Nuk mendoj se sektori privat në Shqipëri do jetë I gatshëm për këtë qasje. Maksimumi që ky sektorë mund të bëjë është që këto kompani private të jenë të interesuara për të bashkëpunuar për qendrat e formimit professional”, tha Hoffman.

Por si mund të jetë sektori i formimit profesional i suksseshëm në Shqipëri?

“Nëqoftëse  duam të një sistem të sukseshëm të trajnimit professional atëherë duhen arritur disa gjëra. Së pari duhet të ketë një drejtim të mirëinformuar nga qeveria. Së dyri duhet koordinim i vazhdueshëm midis qeverisë dhe donatorëve. Së treti  duhet bashkëpunim të qëndrueshm mes sektorin e kompanive private dhe vazhdimësi. Nëse plotësohen këto atëherë do të ndërtohet një sistem i sukseshëm i formimit professional,” ka përfunduar Hoffman.

(vijon)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos