Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj

Bajram Begaj dhe Silvio Gonzato

Silvio Gonzato, ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri i ka dorëzuar sot letrat kredinciale presidentit Bajram Begaj. Ai tha se fokusi i tij është konsolidimi i progresit të arritur nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt BE.

“Kënaqësi që filloj mandatin tim në Tiranë si ambasadori i ri i BE-së. Ne kemi një mundësi unike për ta integruar më tej Shqipërinë në BE duke konsoliduar progresin e arritur deri tani dhe duke ndjekur reformat e nevojshme për ta bërë këtë vend më të begatë, më modern dhe më gjithëpërfshirës. Mezi pres të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar”, tha ambasadori Gonzato.

Ai do të pasojë Luigi Sorecan në këtë post. Ndërsa ky i fundit do të marrë detyrën e rëndësishme në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Para emërimit si Ambasador i BE-së në Shqipëri, ai ka qenë Ambasador, Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Gonzato ka qenë më parë Drejtor për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Koordinimin e Politikave dhe Diplomacinë Publike në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Përgjegjësitë e tij mbulonin marrëdhëniet me të gjitha institucionet e BE-së dhe përfaqësimin e EEAS-së në negociata që kanë implikime institucionale apo ligjore, përfshirë sanksionet.

Ai ka qenë përgjegjës për koordinimin e të gjitha dosjeve politike dhe legjislative, si dhe për përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit të Punëve të Jashtme.

Po ashtu përgjegjës për aktivitetet e diplomacisë publike (përfshirë promovimin e çështjeve kulturore në marrëdhëniet e jashtme të BE-së) dhe çështjet e komunikimit strategjik. Në këtë kontekst, ai ka mbikëqyrur strategjinë e komunikimit të EEAS-së, përfshirë aktivitetet që synojnë luftën kundër manipulimit të informacionit nga burime të huaja.

Më parë ai ka qenë Drejtor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në EEAS. Në këtë cilësi, ai ka qenë përgjegjës për organizimin dhe përmbajtjen e gjithë dialogjeve dhe konsultimeve në lidhje me të drejtat e njeriut ndërmjet BE-së dhe vendeve partnere (mbi 40 prej tyre), hartimin e udhëzimeve të politikave dhe udhëzimet për delegacionet dypalëshe dhe shumëpalëshe të BE-së në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mbështetjen e demokracisë. Ai ka qenë gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e vëzhgimit të zgjedhjeve.

Ai ka qenë po ashtu Shef i Sekretariatit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian në periudhën 2009–2014, ku ka këshilluar kryetarin për prioritetet dhe organizimin e punës së komisionit.

Me formim në gjuhë dhe letërsi, ai flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, si dhe ka disa njohuri të spanjishtes. Ai është italian, i martuar, dhe ka dy djem.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: Aftësia për shlyerjen e borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon

Zaloshnja: Aftësia për shlyerjen e borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon