Konferenca rajonale Balkonomics/ SHBA e BE në një zë: Jepni drejtësi, shmanget korrupsioni dhe abuzimi

Tirane- Në Tiranë u mbajt konferenca rajonale Balkonomics” e cila mbledh rreth 28 liderë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA, BE dhe vende të rajonit për të diskutuar mbi zgjidhjet që çlirojnë rritjen ekonomike dhe afrojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe I dërguari i SHBA-së në Tiranë, David Wisner vunë theksin tek rëndësia e luftës së korrupsionit dhe roli i sistemit të drejtësisë, gjithashtu i kërkuan qeverisë të marrë masa për përmirësimin e klimës së biznesit me qëllim që të rinjtë të shohin të ardhmen këtu dhe jo diku gjetkë.

Disa nga mesazhet në konferencë

Drejtësia 

David Wisner: Në Shqipëri ne (SHBA) përqëndrohemi tek mbrojtja, demokracia dhe biznesi. Dhe për këto çështje jemi duke punuar që të shohim atë lloj ndryshimi. Kemi qenë të përqendruar në reformën në drejtësi dhe kemi parë përparim të jashtëzakonshëm në drejtësi.

Silvio Gonzato: Kurrë nuk kam pasur bashkëpunim më të madh me SHBA sesa në Shqipëri. ...

Silvio Gonzato: “Drejtësia do të shmangë korrupsionin dhe s'do të lejojë keqpërdorim e të mirave publike

David Wisner: Drejtësia që i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë është thelbësore. Kjo është diçka që të gjithë biem dakord dhe është vendimtare

Tregu rajonal dhe integrimi

Silvio Gonzato....Ritmi aktual i ndihmës që po ofrohet nga BE tregon se hendeku nuk do të mbushet. Tregon se duhet të intensifikojme mbështetjen. Procesi i antarësimit është proces i gjatë dhe kërkon shumë punë. Mund të kesh bërë shumë përpjekje, dhe përfitimet janë të vështira për t'u menaxhuar. 
 Sa më shumë ecni përpara drejt BE aq më shumë vende do të integrohen ekonomikisht. Të themi të vërtetën Shqiperia është ende një treg i izoluar. Duhet të nxisim bashkëpunimin ekonomik fillimisht të vendeve të Ballkanit.
Shqipëria ka bërë aplikimin për në SEPA, do të sjellë shumë përfitime, më pak kosto për ata që bëjnë transferta por po do të ndihmojë edhe biznesit. Duam të vijojmë bashkëpunimin për korsitë e gjelbra. 
Aktualisht po punojmë për marrëveshjen për pranimin e produkteve industriale. Nëse do tregtosh produkti duhet të jetë në standardet e vendit ku eksporton. 
...Nëse vendet e rajonit duhet të kenë qasje me vendet e BE duhet të hapin fillimisht tregun për vendet Ballkanit. Nëse këto vende duhet të vijnë në BE duhet të kalojnë ndasitë e se shkuarës dhe të shohim nga e ardhmja. Shqipëria e ka kaluar këtë gjë. A jam optimist?? Jam pragmatik, po ka hapa pozitivë.

David Wisner: Lufta në Ukrainë ka ndryshuar shumë gjëra. Është e domosdoshme që Ballkani perëndimor të jetë pjesë e BE. Plani i rritjes është një simbol i madh sepse ka mundësi që të sjellë përparim tepër madhor dhe do të rrisin hapat e Ballkanit drejt BE. Duhet të kapërcehen problemet e se shkuarës për të përparuar në BE.

Gonzato: Konteksti gjeopolitike lufta në Ukrainë ka sjellë një pikë të re në Bruksel, për mënyrën se si duhet parë Ballkani nga Brukseli. Kjo vetëdije është e pranishme, fakti që celem bisedimet me Shqipërinë dhe RMV.  Integrimi ka të bëjë me plotësimin e BE, për ato vende që janë pjesë e BE. Fakti që në rishikimin e buxheti të BE dy zërat që i rrit buxheti ishte për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, kjo tregon se ku i kemi në objektivat. Po përpiqemi që të mbështesim Shqipërinë për përparimin ekknom e social. Po e ndihmojmë edhe për shtetin e se drejtës, forcimin e ligjit. Kjo do të nxisë klimën e biznesit. 

Klima e biznesit, dhe largimi i të rinjve

Silvo Gonzato: Bizneset kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Duhet t'i jepni të rinjve të drejtën që të kenë mundësi të marrin vendime dhe të kenë mundësi të arrijnë objektivat. BE këmbëngul që qeveria të kryej konsultime, dhe kontributi i bizneseve është i rëndësishëm që të kuptojë nëse qeveria po merr nisma për të krijuar një klimë të mirë biznesi. Ndonjëherë të rinjtë largohen sepse mendojnë se nuk kanë mundësi për të zhvilluar kapitalin e tyre, por biznesi mund të ndihmojë për një Shqipëri të begatë e të drejtë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 24/06/2024 13:27

    Bla, bla, bla, 32 vjet! Dhe perseri nga fillimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?