TIRANE - Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, i ka dorëzuar sot edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, Progres Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2013.
Presidenti Nishani e konsideroi dokumentin si "një çertifikim të arritjeve të realizuara në sajë të përpjekjeve nga të gjithë institucionet dhe aktorët shoqërorë shqiptarë dhe falë ndihmës dhe mbështetjes së të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare, duke veçuar kontributin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ai theksoi se ky raport është një orientim për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen.
Presidenti shprehu bindjen se Shqipëria ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe institucionale, dhe vullnetin e palëkundur për të çuar përpara procesin e integrimit, duke u bazuar, së pari, në përgjegjësitë tona dhe vullnetin e institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare, si dhe e garantoi ambasadorin Sequi se do të vazhdojë të mbështesë të gjitha institucionet dhe nismat që përshpejtojnë integrimin, duke filluar nga dialogu dhe konsensusi politik, konsolidimi i pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat sjellin gjithashtu cilësi dhe standarte evropiane shërbimi për qytetarët shqiptarë.
Ambasadori Sequi nga ana e tij, shprehu gatishmërinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve evropiane për mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
Më parë, Sequi ia dorëzoi këtë dokument Kryeministrit Rama. Lexo: Sequi takon Kryeministrin Rama
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Presidenti Nishani e konsideroi dokumentin si "një çertifikim të arritjeve të realizuara në sajë të përpjekjeve nga të gjithë institucionet dhe aktorët shoqërorë shqiptarë dhe falë ndihmës dhe mbështetjes së të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare, duke veçuar kontributin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ai theksoi se ky raport është një orientim për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen.Presidenti shprehu bindjen se Shqipëria ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe institucionale, dhe vullnetin e palëkundur për të çuar përpara procesin e integrimit, duke u bazuar, së pari, në përgjegjësitë tona dhe vullnetin e institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare, si dhe e garantoi ambasadorin Sequi se do të vazhdojë të mbështesë të gjitha institucionet dhe nismat që përshpejtojnë integrimin, duke filluar nga dialogu dhe konsensusi politik, konsolidimi i pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat sjellin gjithashtu cilësi dhe standarte evropiane shërbimi për qytetarët shqiptarë.
Ambasadori Sequi nga ana e tij, shprehu gatishmërinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve evropiane për mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
Më parë, Sequi ia dorëzoi këtë dokument Kryeministrit Rama. Lexo: Sequi takon Kryeministrin Rama
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)











