Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato është takuar ditën e sotme me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, me qëllim theksimin e rëndësisë së përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato deklaron se gjatë takimit është rëndë në dakord që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi duhet të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.
Ai nënvizon se parlamenti i Shqipërisë duhet të gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE.
“Ndërsa Shqipëria ecën përpara në procesin e integrimit në BE, Komisioni i Çështjeve Ligjore luan një rol të rëndësishëm.
Në takimin tim të djeshëm me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, ramë dakord për rëndësinë që të sigurohet që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi janë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.
Ne theksuam gjithashtu nevojën për ta bërë parlamentin e Shqipërisë gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE”,- shkruan Gonzato.
As #Albania moves forward in the #EU integration process, the Legal Affairs Committee plays an important role. In my yesterday's meeting with Chair Klotilda Bushka and Deputy Chair Dhurata Cupi, we agreed on the importance to ensure that … 1/2 pic.twitter.com/4AINlqyYvx
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) February 7, 2024