Ambasadori i Gjermanisë: Synimi i Merkel t'i thotë 'PO' çeljes së negociatave me Shqipërinë

Ambasadori i Gjermanisë: Synimi i Merkel t'i thotë 'PO' çeljes së negociatave me Shqipërinë

TIRANE- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Petert Zingraf deklaroi se synimi i Berlinit është t’i thotë 'PO' çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Kancelarja Merkel ka deklaruar së fundi se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe BE-në. Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë”, nënvizoi ambasadori Zingraf gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit.

Gramoz Ruçi e priti ambasadorin e ri të Gjermanisë, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Ruçi shprehu besimin se gjatë këtij mandati marrëdhëniet midis të dy vendeve do të fuqizohen më tej.

Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës. Ne i jemi mirënjohës Bundestagut, qeverisë gjermane dhe personalisht Kancelares Merkel për fokusin e tyre të veçantë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së rrugëtimit tonë europian. Shpresojmë që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se Bundestagu dhe Qeveria gjermane do tu thonë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit” vuri  në dukje Kryetari i Kuivendit Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe ambasadori Zingraf biseduan edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe nxitjen e investimeve gjermane në industritë prodhuese në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë