Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur poshtë pretendimet për bllokim të negociatave të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Komentet Balla i bëri nga Bundestagu në Berlin, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian.
Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, Balla ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria po vijon përpara drejt përmbylljes së procesit të negociatave brenda vitit 2027.
“Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027”, ka shkruar Balla.
Në fund të reagimit të tij, Balla ironizon debatet mbi ecurinë e procesit të integrimit me pyetjen: “Kush tha që janë bllokuar negociatat?”.
Komente











Ne Bundestag Mund Te hyrje kus te doje ska ndalese si ne shqiperi eshte e hapur edhe per turiste kshuqe nje foto ne Bundestag nuk do te thote Asche, kushdo qe Te hyje mrena mjafton qe te kete nje ID me vete dvete pres deri sa te maroje senaca parlamentare dhe te kape per xhakete deputetet e tju lutesh qe te ndalojne e te bejne nje foto
Përgjigju