TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH-Ylli Pata/-Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Yousuf Hassen AL- SAAI, në një intervistë të dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, deklaroi se marrëdhëniet politike ekonomike mes dy vendeve do të intensifikohen në të ardhmen....
Zoti Ambasador! Si i shihni marrëdhëniet midis Shtetit të Katarit dhe Shqipërisë?
Marrëdhëniet mes Shtetit të Katarit dhe Republikës së Shqipërisë janë marrëdhënie të mira dhe të forta, të bazuara në respektin reciprok dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në interesin e dy vendeve miq. Unë do të doja t'ju siguroj për thellësinë dhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe bashkëpunimin e gjerë në nivelin e marrëdhënieve politike, ku ka një koordinim të plotë mes të dy vendeve sa i përket nominimeve të ndërsjella brenda organizatave ndërkombëtare. Ekziston dhe një bashkëpunim i ngushtë mes dy vendeve në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ku Republika e Shqipërisë mbështetet fort në rolin e Shtetit të Katarit për të nxitur pjesën tjetër të vendeve anëtare të Organizatës për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Po ashtu, edhe shteti i Katarit e njeh rëndësinë e rolit të rëndësishëm që luan Republika e Shqipërisë në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Katari mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në forcimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Vendi ynë ka patur tradicionalisht marrëdhënie të mira me shtetet arabe të Gjirit, por tashmë kemi një histori të re të marrëdhënieve me Katarin, a ka një dëshirë për të zhvilluar një traditë të re marrëdhëniesh?
Marrëdhëniet tona me Shqipërinë nuk janë rezultat i momentit, por janë marrëdhënie historike dhe autentike. Sa i takon nivelit mes dy popujve, ka shumë cilësi, zakone e traditat të përbashkëta mes popujve të të dy vendeve, ndërsa në aspektin politik, qëndrimet e dy vendeve rreth çështjeve dhe ngjarjeve globale përputhen në një masë të madhe, dhe këtë kuptim ekziston një terren tepër i përshtatshëm për krijimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet të dy vendet në të gjitha fushat.
Po kështu ka një vullnet të sigurt nga të dy palët për të forcuar marrëdhëniet midis tyre. Në këtë drejtim vitet e fundit kanë shënuar një hov domethënës në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe natyrisht këto hapa janë reflektuar pozitivisht në nivelin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, dhe unë mund të them se vizitat e ndërsjella ndërmjet zyrtarëve të lartë të të dy vendeve kanë kontribuar për t'i dhënë një shtysë të fortë marrëdhënieve bilaterale.
Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Telegrafike Shqiptare Gezim Podgorica gjate takimit me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Yusuf AL-SAI me rastin e festës kombëtare Foto Agim Dobi
Republika e Shqipërisë hapi ambasadën e saj në Doha më 2011. Vizita historike që zhvilloi Lartësia e Tij Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani (Kreu i mëparshëm i Shtetit të Katarit) në Tiranë në 18 Tetor 2011 i hapi rrugën zgjerimit të horizonteve të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve duke nënshkruar disa memorandume mirëkuptimi dhe marrëveshje bashkëpunimi dypalësh në shumë fusha, e ndjekur më pas nga hapja e Ambasadës së Shtetit të Katarit në Tiranë në Janar 2012.
Këto hapa të rëndësishëm kanë dhënë frytet e tyre në aspektin e promovimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në bazën e dëshirës reciproke për të thelluar dhe forcuar lidhjet vëllazërore dhe miqësinë mes dy popujve dhe për interesin e përbashkët.
Vizita zyrtare e Shkëlqesisë së Tij, Kryeministrit shqiptar Z. Edi Rama, në Doha në Prill 2014 erdhi në kuadër të angazhimit të të dy vendeve për të rritur bashkëpunimin mes tyre, veçanërisht në fushën ekonomike, për të shfrytëzuar mundësitë që paraqesin të dy vendet, si dhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth çështjeve me interes nga të dy palët. E në këtë drejtim, edhe vizitat e mëparshme nga ish Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi, si dhe ish Kryeministri Z. Sali Berisha bashkë me disa Ministra të mëparshëm dhe aktualë, theksojnë interesin e madh që tregojnë të dy vendet për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha nivelet për interesin e të dy popujve .
Pa dyshim, marrëveshjet e nënshkruara midis dy vendeve do të kenë një ndikim të madh në rritjen e bashkëpunimit dypalësh, dhe ndoshta marrëveshjet e fundit që u nënshkruan gjatë vizitës së Shkëlqesisë së Tij Kryeministrit në Prillin e kaluar në Doha, sidomos marrëveshja në lidhje me punësimin e shqiptarëve në Katar do të ndikojë ndjeshëm në një të ardhme të afërt për të krijuar më shumë mundësi punësimi për të rinjtë shqiptarë të kualifikuar për të punuar në sektorë të ndryshëm, sidomos në fushën e ndërtimit, pasi Katari është në kuadër të përgatitjeve për të pritur Kupën e Botës, gjithashtu edhe në fushën e turizmit, shëndetësisë etj.
Ka një interesim nga kompanitë e Katarit për të tërhequr punëtorë shqiptarë, përfshirë këtu kompaninë e fluturimeve Katar Airways, e cila zhvillon periodikisht intervista në Tiranë për të zgjedhur të rinj shqiptarë të aftë për të punuar në ekuipazhin e tyre. Ky është vetëm fillimi.... Unë jam shumë optimist.
Shteti i Katarit dhe investitorë të mëdhenj katarianë kanë investuar shuma të mëdha në disa fusha kyçe ekonomike në një numër vendesh evropiane. A ka ndonjë plan për të rritur kapitalin e Katarit në Ballkan, ose më specifikisht në Shqipëri?
Katari synon që nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Katarit 2030 të përdorë në mënyrë optimale burimet dhe të ardhurat e tij prej naftës, për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët e tij dhe të ruajë të ardhmen e gjeneratave të mëvoshme. Për këtë qëllim, shteti i jep një rëndësi maksimale diversifikimit të burimeve të të ardhurave dhe investimit të sufiçitit fiskal në sektorë prodhimi dhe investimi brenda dhe jashtë vendit. Në këtë drejtim, shteti themeloi Autoritetin e Investimeve të Katarit, me qëllim që të përfitojë nga burimet financiare që disponon dhe të maksimizojë vlerën e këtyre kapitaleve përmes investimit në sektorë prodhues për të të rritur përqindjen e kontributit të sektorëve prodhues në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Autoriteti i Investimeve të Katarit shqyrton dhe studion të gjitha mundësitë e investimit dhe projektet e ofruara nga qeveritë e ndryshme, dhe në bazë të studimit të fizibilitetit të këtyre projekteve, klimës së investimeve në ato vende dhe shkallën e mbrojtjes së investimeve të huaja, injekton investime financiare në sektorë të ndryshëm, qoftë individualisht ose nëpërmjet blerjes së aksioneve nga kompanitë gjigante. Natyrisht, ne kemi investime të madha jashtë, si përshmebull në Gjermani, Angli, Zvicër, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Azisë Lindore dhe në shumë vende arabe.
Sa i përket Ballkanit, niveli i pranisë së investimeve të Katarit është ende i kufizuar, por ka një dëshirë për të rritur investimet publike dhe private në këtë rajon të rëndësishëm. Ndërsa specifikisht për Shqipërinë ka një dëshirë të madhe për të rritur bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit dhe bujqësisë. Në këtë kuadër, delegacione të ndryshme investimi katariane kanë vizituar Shqipërinë gjatë dy viteve të fundit, përfshirë këtu edhe përfaqësues nga Autoriteti i Investimeve të Katarit dhe kompani të mëdha shtetërore, për të ekploruar mundësi potenciale investimi. Po ashtu autoritetet e Katarit studiojnë me interes projektet e paraqitura nga pala shqiptare.
Në fakt, Republika e Shqipërisë ka shumë karakteristika për të tërhequr më shumë investime të huaja, siç është pozicioni i saj i rëndësishëm gjeopolitik dhe afërsia e saj me tregjet evropiane lehtësisht të arritshme nga toka e deti, krahu i punës favorizues, burime natyrore të bollshme, vija bregdetare përgjatë Adriatikut dhe Jonit, të gjithë këta faktorë që e bëjnë Shqipërinë të jetë një vend tërheqës për investime. Ne konsiderojmë se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE qershorin e kaluar, do të ketë një ndikim të madh në sektorin e investimeve në të ardhmen e afërt, paralelisht me këtë edhe përpjekjet nga ana e shtetit për të luftuar korrupsionin, për të siguruar mbrojtje dhe një mjedis optimal për investimet e huaja, përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane, eliminimin e praktikave dhe elementeve të monopolit për të garantuar konkurrencën e lirë, zgjidhjen e çështjeve që lidhen me pronësinë e tokës bujqësore, të drejtat e pronës private, forcimin e sundimit të ligjit si dhe reformimin e sistemit gjyqësor. Investimet e huaja kanë nevojë për stabilitet politik dhe ekonomik, mjedis tërheqës dhe mikpritës për investimevet e huaja, si dhe të ketë faktorë garantë për sukses dhe konkurrueshmëri.
Ne shpresojmë se investimet katariane, qoftë ato nga kompanitë shtetërore apo të sektorit privat, do të jenë të pranishme në Shqipëri në një të ardhme të afërt.
Cilat janë aktivitetet më të rëndësishme të Ambasadës së Katarit në Shqipëri?
Ambasada komunikon mënyrë aktive me institucionet e vendit dhe organizon vizitat të ndërsjella mes zyrtarëve të lartë të të dy vendeve për të rritur bashkëpunimin dypalësh;
Ambasada takon dhe dërgon intelektualë, akademikë dhe vendimmarrës shqiptarë për të marrë pjesë në forume dhe konferenca ndërkombëtare që mbahen në Doha, në mënyrë që të kontribuojë për shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve;
Ambasada merr pjesë rregullisht në aktivitetet dhe eventet e organizuara nga institucione të ndryshme në vend;
Ambasada mbështet përpjekjet e Qatar Charity Foundation për të ndihmuar familjet në nevojë, fëmijët jetimë, si dhe përkrah iniciativa për krijimin e projekteve të vogla zhvillimore.
Cila është përshtypja juaj për vendin tonë dhe shqiptarët në përgjithësi?
Shqipëria, pavarësisht shtrirjes së saj të vogël gjeografike, është një vend i rëndësishëm dhe kyç në rajon. Ajo karakterizohet me një natyrë piktoreske, me një trashëgimi kulturore të pasur dhe të larmishme që i ka rrënjët thellë në histori, dhe gjëja më e rëndësishme që e dallon është rasti i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, duke qenë kështu një model shembullor për botën e sotme të trazuar nga konfliktet dhe sektarizmat fetare. Gjatë kohës time në Tiranë, kam patur mundësinë të vizitoj pjesën më të madhe të Shqipërisë nga Shkodra në veri e deri në Sarandë në jug, dhe nga Korça e Pogradeci në lindje e deri në Berat dhe Vlorë në perëndim. Kam shijuar peisazhet, muzetë, kështjellat dhe vende të tjera arkeologjike e turistike. Unë, gruaja ime, fëmijët dhe nipërit e mi - kur kanë ardhur të më vizitojnë këtu - jemi njohur me diversitetin dhe pasurinë e traditave, zakoneve, arteteve dhe kuzhinës tradicionale të zonave që kemi vizituar. E dua shumë qytetin e Gjirokastrës për shkak të arkitekturës, kështjellës, ndërtesave dhe artizanëve të saj tradicionalë.
Të gjithë shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të mirë, miqësorë dhe mikpritës, që respektojnë dhe vlerësojnë mysafirët e huaj, dhe unë kam të njëjtin respekt dhe vlerësim.
Katari është një vend ku është vendosur një nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, përkatësisht rrjeti mediatik prestigjioz Al Jazeera. A do të ketë një bashkëpunim në rritje në fushën e medias dhe informacionit?
Al Jazeera, që prej themelimit në seksionin arabishtfolës në vitin 1996 e deri më sot, ndjek një linjë të pavarur editoriale, bazuar mbi themelet dhe parimet e medias së lirë, e cila i trajton lajmet dhe ngjarjet në mënyrë profesionale, të besueshme, të paanshme dhe objektive, si dhe pranon e promovon mendimin dhe qëndrimin ndryshe gjatë prekjes së çështjeve dhe lajmeve të ndryshme.
Al Jazeera ka zyra dhe korrespondentë në shumë vende të botës, çka i ka dhënë kredibilitet në mesin e shikuesve të saj. Në vijim të këtyre sukseve, Al Jazeera ka zgjeruar rrjetin e saj me kanale në disa gjuhë, si në gjuhën angleze dhe turke, gjithashtu edhe Al Jazeera Ballkanike me bazë në Sarajevë, e cila mbulon çështjet e Ballkanit. Shto këtu edhe kanalet e specializuara sportive (BN Sport), kanalet dokumentarë dhe kanalet për fëmijë.
Siç e dini, është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim mes Agjencisë së Lajmeve të Katarit (QNA) dhe Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ne besojmë se përmes këtij Memorandumi mund të rritet bashkëpunimi midis të dy palëve. Mirëpresim të gjitha sugjerimet tuaja dhe paraqitjen e tyre palës katariane për të promovuar dhe rritur bashkëpunimin.
Zoti Ambasador, a do të donit të jepni një mesazh për lexuesit e Agjencisë Telegrafike Shqiptare?
Do të doja të shpreh për lexuesit tuaj të nderuar ndenjat e vlerësimit dhe respektit tim për popullin shqiptar, për mbështetjen që kam marrë gjatë periudhës sime këu për të rritur bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në interes të të dy popujve. Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka mundem për të forcuar lidhjet e vëllazërisë dhe miqësisë ndërmjet popujve të të dy vendeve.
Përfitoj nga rasti këtu ti shpreh Shqipërisë dhe popullit mik shqiptar urimet e mia më të sinqerta e më të përzemërta me rastin e Festave të Fundvitit. Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet dhe Vitin të Ri.
/y.pa.
/Shqiptarja.com