Ambasadori i Kroacisë takon Ruçin: Presidentja e BE do të mbështesë integrimin e BE dhe çeljen e negociatave për Shqipërinë

Ambasadori i Kroacisë takon Ruçin: Presidentja e BE do të mbështesë integrimin e BE dhe çeljen e negociatave për Shqipërinë

TIRANE- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, priti ambasadorin e Kroacisë,  Zlatko Kramarić. Ky i fundit vlerësoi bashkëpunimin mes dy vende, partneritetin strategjik politik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të rritjes së investimeve, si edhe garantoi se përpjekjet e presidencës Kroate të BE-së do të jenë maksimale për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit, Ruçi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer politik si edhe partneritetin strategjik midis të dy vendeve.

“Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë strategjikë dhe nuk kanë asgjë çështje që na ndan, të gjitha na bashkojnë. Bashkëpunimi i shkëlqyer politik duhet të shoqërohet edhe nga rritja e bashkëpunimit ekonomik, tregëtar si edhe prezenca më e madhe e investimeve kroate në Shqipëri. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme për integrimin europian të Shqipërisë dhe kemi bërë gjithçka për të merituar çeljen e negociatave gjatë presidencës kroate të BE-së. Ju jemi gjithashtu mirënjohës për mbështetjen e integrimit të Kosovës si edhe kontributin e spikatur për ruajtjen dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Diaspora shqiptare në Kroaci është një urë e fuqishme për mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh”, tha Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)