/ATSH/-Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader ka inauguruar së fundmi, një qendër arsimore në qytetin e Delvinës.
Gjatë ceremonisë së hapjes së kësaj qendre, Ambasadori Al-Bader mbajti një fjalim ku konfirmoi se një nismë e tillë pasqyron marrëdhëniet e ngushta dypalëshe midis dy shteteve, si edhe një vazhdimësi e projekteve të ndryshme zhvillimore të ndërmarra nga shteti i Kuvajti në Shqipëri.
Al- Bader theksoi se ky projekt synon të promovojë infrastrukturën arsimore në Delvinë, si edhe të ofrojë mundësi për arsimim të komuniteteve të ndryshme.
Al-Bader shprehu dëshirën e tij që qendra arsimore Kuvajtiane të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe për forcimin e urave të miqësisë mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Delvinës, Alba Huda dhe Zëvendës Kryetari i Bashkisë, Ilir Mehmeti përgëzuan kontributet e Kuvajtit në të gjithë sektorët, përfshirë edhe projektet prioritare zhvillimore të ndërmarra për të ndihmuar komunitetet dhe popullin shqiptar.
Vlen për tu përmendur se qendra arsimore Kuvajtiane ofron kurse të specializuara në gjuhën angleze dhe arabe, kurse në shkenca kompjuterike dhe fusha të tjera me interes për studentët.
/Shqiptarja.com