Pësoi hemorragji cerebrale, poeti i njohur Agim Doçi në luftë për jetën, vijon të jetë në gjendje të rëndë spital

Pësoi hemorragji cerebrale, poeti i njohur Agim Doçi në luftë për jetën, vijon të jetë në gjendje të rëndë spital

Agim Doçi

TIRANË- Poeti i njohur, Agim Doçi vijon ende në gjendje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT. Ai u shtrua në spital mëngjesin e djeshëm në Qendrën Stroke, pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Agim Doçi u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja dhe u soll drejt QSUT me autoambulancë, ku u prit nga stafi mjekësor më në krye drejtoreshën e QSUT, Alma Cani. Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Agim Doçi, 76-vjeç, është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/06/2024 01:27

    Per turistet qe thyejne ndonje kembe neper shkembenj e male, i kane gati helikopteret ne cdo kohe,kurse per z.Doci qe ka pesuar hemoragji cerebrale, perdorin ambulancen per t'a cuar nga Pogradeci ne Tirane, qe do gjithe ate kohe me,ose pa trafik,kur cdo sekonde eshte e cmuar per jeten, per probleme te tilla!! Dhe sa per /JAKUN/ ketu me poshte,po i japim benefitin se ka pesuar /heatstroke/ nga te nxehtit afrikan,se po te ishim duke komentuar jo ne kete media,por ne nje portal social te rendomte,do t'i jepnim nje pergjigje tjeter sic e meriton ne te vertete!

    Përgjigju
  • Arben: 23/06/2024 19:43

    Sherim sa me te shpejte per artistin e madh, Agim Doçi.Nje personazh shume interesant,i dashur,popullor dhe i sinçerte per çfare perfaqesonte familja e tij.

    Përgjigju
  • Jaku: 23/06/2024 18:49

    Poet medioker , i biri nje komunisti llum dhe vete si njeri i pa emancipuar. Zoti paste meshire per te. Nje komunist me pak

    Përgjigju
  • Tani: 23/06/2024 14:33

    Zoti vente dore mbi kete njeri te mire.

    Përgjigju
  • Arber: 23/06/2024 11:48

    Te shkuara mbretit te poezise dhe nje njeri me shume vlera Pa dyshim si shuma pak qe kane ngelur po humb shqiperia Me humbjet e ketyre ikonave te dijes, artit e poezise.. Sherim te shpejte, urojme ta kaloje kte siklet ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar