Ambasadori i OSBE në KQZ:
E rëndësishme rregullorja

TIRANE - Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ka përfunduar takimin në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe është takuar me Kryetaren e këtij institucioni, znj.Lefteri Lleshi si edhe me nënkryetarin Denar Biba.

Qëllimi i takimit ishte për të theksuar rolin dhe bashkëpunimin e ngushtë të OSBE-së me KQZ-në në përgatitjen e zgjedhjeve të qershorit.

Vizita e sotme ishte në kuadër të këtij bashkëpunimi, si dhe mëshimi i rëndësisë së rregullores së brendshme të KQZ, që duhet të përgatitet në kohën e duhur.

“Të pasurit e një rregulloreje është shumë e rëndësishme dhe dhamë mbështetjen në këtë proces. Përvec se ishim këtu për të diskutuar se ku jemi me përgatitjet e zgjedhjeve gjithashtu do të shohim dhe statusin në lidhje me dy projektet e rëndësishme të numërimit dhe votimit elektronik në Tiranë e Fier”, - shtoi Wollfarth.

OSBE ka deklaruar se do vazhdojë të bashkëpunojë për trajnimin e niveleve të dyta të zgjedhjeve në Shqipëri.


Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi