Ambasadori i OSBE-së: Ky parlament mund ta votojë reformën zgjedhore

Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt shprehet se edhe deputetët e rinj që po marrin mandatet mund të japin kontributin e tyre dhe ta votojnë reformën, pasi parlamenti i ri është i ligjshëm.

Bochard deklaroi se reforma zgjedhore mund të votohet nga parlamenti, teksa theksoi se për miratimin e saj duhen 84 vota dhe nuk dihet nëse deputetët e rinj në Kuvend do ta vojnë atë. Bochard e konsideroi votimin të rregullt nga ana juridike, pasi edhe më herët vendimet në parlament janë marrë nga shumica.

"Për miratimin e reformës zgjedhore nevojitet një shumicë e cilësuar prej 84 votash. Ende nuk e di nëse deputetët janë të gjithë në favor të saj. Do të ishte e ligjshme që të votohej, por a do të ishte një vendim politik i mençur? Reformat tuaja zgjedhore janë votuar gjithmonë me shumicë shumë të gjerë dhe ne rekomandojmë fuqimisht për dialog lidhur me reformën zgjedhore", tha ambasarori.

Lidhur me zgjedhjet lokale, nëse mund të zhvillohen apo jo pa opozitën, Bochard u shpreh: Në dijeninë time, as opozita dhe as opozita jashtëparlamentare nuk kanë vendosur ende nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore apo jo. Padyshim, ne nxisim fuqimisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky është veprimi i duhur në demokraci.

Bochard u shpreh se të protestosh është një e drejtë, por protesta duhet të jenë paqësore. Deklaratat, Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt i dha në një prononcim për gazetarët, pasi mori pjesë në tryezën teknike “Zbatimi i ligjit për dekriminalizimin - mësimet e nxjerra dhe hapat përpara”.

Prononcimi per mediat

Z. Ambasador, opozita do të protestojë sërish më 16 mars. Cili është mesazhi juaj?

Demonstratat dhe protestat janë krejtësisht normale në një vend demokratik. Kjo është një e drejtë qytetare. Edhe unë kam protestuar në vendin tim, vite më parë. Pra, janë vetë njerëzit që vendosin nëse duan të protestojnë. Sigurisht që është e rëndësishme që protesta të jetë paqësore.

Si e shikoni situatën në parlament kur opozita është jashtë tij dhe kandidatë nga lista e PD-së dhe e LSI-së kanë hyrë në parlament duke marrë mandatet e tyre. Është një parlament demokratik pa opozitën brenda?

Unë e dua këtë vend dhe shoh dhe dëgjoj që ky është një vendim politik që qëndron mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku dëshirojnë të shkojnë 93% e shqiptarëve.

A mund të votohet reforma zgjedhore edhe me opozitarët e rinj që po futen në parlament?

Për miratimin e reformës zgjedhore nevojitet një shumicë e cilësuar prej 84 votash. Ende nuk e di nëse deputetët janë të gjithë në favor të saj. Do të ishte e ligjshme që të votohej, por a do të ishte një vendim politik i mençur? Reformat tuaja zgjedhore janë votuar gjithmonë me shumicë shumë të gjerë dhe ne rekomandojmë fuqimisht për dialog lidhur me reformën zgjedhore.

Z. Ambasador, opozita me shumë mundësi do të braktisë zgjedhjet lokale, të paktën në situatën që jemi. A është normale për OSBE-në që të zhvillohen zgjedhje lokale pa praninë e opozitës, gjë që mund të shkaktojnë përplasje dhe tensione në qendrat e votimit?

Në dijeninë time, as opozita dhe as opozita jashtëparlamentare nuk kanë vendosur ende nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore apo jo. Padyshim, ne nxisim fuqimisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky është veprimi i duhur në demokraci.

Z. Ambasador, a i nxisni personat në listë të ulen në karriget e lëna bosh nga LSI-ja dhe PD-ja në parlament?

Ky është një proces absolutisht normal. Hidhini një sy Kodit tuaj Zgjedhor. Ju ofrohet një vend dhe e keni ju në dorë ta pranoni apo jo. Sipas Kushtetutës suaj, deputeti nuk lidhet me asnjë mandat detyrues. Anëtarët e parlamentit janë, si në demokraci të tjera, të lirë. Ata u  përgjigjen zgjedhësve dhe ndërgjegjes së tyre. Më pas, zgjedhësi mund të vendosë për fatin e këtyre deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 13/03/2019 07:18

    Nese eshte e mire ta votojne patjeter. Per ate pune jane zgjedhur, ko per te mbrojtur leket qe kane vjedhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës