Zguri dhe Arta Marku firmosin memorandumin: Baza për të luftuar manipulimet zgjedhore

Zguri dhe Arta Marku firmosin memorandumin: Baza për të luftuar manipulimet zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, në një tryezë të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë. Memorandumi ka në thelb parandalimin dhe ndëshkimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, që do të japë rezultatet e para në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Memorandumi synon bashkëpunim serioz dhe të vazhdueshëm midis KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, përmes shkëmbimit të informacionit, zhvillimit të aplikacioneve kompjuterike të përbashkëta për të ftuar të gjithë qytetarët për të denoncuar shkelje të ligjit ditën e zgjedhjeve, e të tjerë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri tha se: “Proceset politike në vend nuk varen as nga KQZ dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme. Por zbatimi i ligjt është detyrë e jona dhe duhet të ushtrohet pa kompromis. Ne duhet të qëndrojmë publikisht në mbrojtje dhe në zbatim të ligjit, pa tolerancë, pa pazare dhe pa kompromis. Jo gjithmonë institucionet kanë folur me të njëjtën gjuhë, jo gjithmonë standardi i matjes dhe i vlerësimit ka qenë i njëjtë. Unë besoj se veshtirësitë në implementim nuk kanë qenë për shkak të vullneteve të kundërta apo kontradiktore, por më shumë për shkak se dekriminalizimi si proces ligjor, kishte nevojë për kolaudim. Institucionet kishin nevojë të ushtroheshin me investigimin e rasteve, kishin nevojë të njëhsonin vlerësimet, të unifikonin praktikat. Sot rruga duket se është shtruar dhe institucionet flasin me një gjuhë. Shenjë e këtij realiteti është memorandumi i sotëm. Ai është shembull përkushtimi dhe serioziteti”.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt u shpreh se “memorandumi është një hap shumë pozitiv përpara në bashkëpunimin mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ai krijon bazën e nevojshme për një luftë më të efektshme ndaj manipulimeve zgjedhore, si dhe për një pastrim më efektiv të listave të kandidatëve nga shkelësit e ligjit apo nga personat që po hetohen penalisht”.

Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku u shpreh se “kjo marrëveshje thekson vullnetin e përbashëkt institucional për të bashkëpunuar në funksion të një procesi zgjedhor në përputhje të plotë me ligjin, një element shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Jam e bindur se ky është një hap pozitiv për procesin zgjedhor, dhe jam e bindur se do t’i shërbejë këtij procesi”.

Në përfundim të tryezës, e pyetur nga gazetarët kryeprokurja Arta Marku nuk ka komentuar dosjet aq shumë të komentuara, 339 dhe 184, duke u larguar pa dhënë asnjë koment.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare