Ambasadori i ri britanik në Tiranë:
Përqendrim në fushën e korrupsionit  

Ambasadori i ri britanik në Tiranë:<br />Përqendrim në fushën e korrupsionit  
Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka artikuluar dje mesazhin e parë në adresë të klasës politike shqiptare.

Në të parin fjalim publik si ambasador i Britanisë së Madhe, Duncan Norman i bëri apel politikanëve të Tiranës të bëhet sërish bashkë për interesat kombëtare. Ai iu referua miratimit të ligjeve që bëjnë të zbatueshme Reformën në Drejtësi, e cila do të monitorohet rreptësisht nga Brukseli para se të japë rekomandimin për negociatat muajt e ardhshëm.

Ndryshimet kushtetuese që u miratuan pak javë më pare janë shumë të rëndësishme, por akoma më i rëndësishëm është plotësimi i kuadrit ligjor dhe zbatimi i saj sa më shpejt. Politika shqiptare, me aq sa e kam studiuar është konflikale, por ka momente, kur për hir të interesave kombëtare politikanët duhet të bëhen bashkë, si për ndryshimet kushtetuese. Janë 5 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për t'u hapur negociatat, Reforma në Drejtësi ishte ndër më kryesoret. Rekomandimi i komisionit europian në javët e ardhshme do të bazohet në progresin e bërë në të 5 fushat. Sigurisht do të na duhet të shohim dhe plotësimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e saj”, u shpreh ambasadori britanik.

Korrupsioni
Korrupsioni krimi i organizuar në nivel ndërkombëtar, duket se përbëjnë shqetësim për qeverinë britanike, e cila do të sjellë në Tiranë si pjesë e stafit të përhershëm të ambasadës një këshilltar për mbrojtjen. “Stafi i ambasadës do të zgjerohet, duke nisur nga viti tjetër do të kemi një këshilltar për çështjet e mbrojtjes rezident në Tiranë. Korrupsioni është çështja më e rëndësishme me të cilën përballet Shqipëria sot, tashmë po punojmë shumë ngushtë me qeverinë shqiptare në lidhje me korrupsionin dhe krimin ndërkombëtar. Kjo do të jetë fusha kryesore ku do të përqendrohet puna jonë në ditët në vazhdim”, tha ambasadori. Duncan Norman  emërua nga ministria e Jashtme britanike në detyrën e ambasadorit në Shqipëri, në dhjetor të vitit të shkuar. Norman ka nisur karrierën e tij diplomatike që në 1990. Ai zëvendëson Nicholas Cannon, i cili gjatë misionit diplomatik në Tiranë, shpeshherë ka qenë po aq i ashpër sa edhe ambasadori amerikan, Donald Lu.

Largimi nga BE
Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë se edhe pse u larguar nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe nuk largohet nga Evropa. Ai shtoi se Britania do të ketë marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë. Ai vlerëson se dy vendet kanë një marrëdhënies të konsoliduar e cila njeh zhvillime të rëndësishme ndër vite. “Dhe pse po largohemi nga Bashkimi Evropian ne nuk po largohemi nga Evropa. Pasi te jemi larguar nga unioni, do kemi marrëdhënie te ngushta ekonomike dhe politike me shtete e Bashkimit Evropian. Dhe do te kemi marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë,  si jo anëtare e Bashkimit Evropian por dhe si anëtare”, tha ai.
 
 Nicholas Cannon
“Korrupsioni është çështja më e rëndësishme me të cilën përballet Shqipëria sot, tashmë po punojmë shumë ngushtë me qeverinë shqiptare në lidhje me korrupsionin dhe krimin ndërkombëtar”.
 
Mesazhi
Në të parin fjalim publik si ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman i bëri apel politikanëve të Tiranës të bëhet sërish bashkë për interesat kombëtare, siç u bashkuar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?