I sapombërritur në Tiranë me detyrën e ambasadorit të BE Silvio Gonzato, foli për herë të parë për rolin kyç të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit, por edhe kontributin e dhënë në arenën ndërkombëtare, në një kohë që është edhe pjesë e Këshillit të Sigurimit.
Në tryezën e mbajtur në Tiranë për të ardhmen e Ballkanit në BE, ambasadori Gonzato tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk kishte probleme me fqinjët, ndërsa e vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë dhe qasjen e saj euroatlantike, si aset për bllokun evropian.
“Kam parë se sa të aftë kanë qenë diplomatët tuaj për të siguruar që Shqipëria si anëtare Këshilli i Sigurimit të mund të kontribuojë vërtet në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Qasja euroatlantike e Shqipërisë si dhe partneriteti i saj është një aset i madh i BE-së, pa asnjë diskutim. Një tjetër kontribut që mund të japë Shqipëria është roli kyç në Rajon, çka vlerësohet shumë si një faktor shënjues për stabilitetin në Rajon”.- tha Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së në Tiranë.
Ajo çka njëzëri u përmend nga diplomatët e pranishëm gjatë kësaj tryeze organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias ishte qasja që Shqipëria ka sa i takon linjëzimit me vlerat dhe politikat e Bashkimit Europian. Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba nënvizoi se jo vetëm Evropa i jep Shqipërisë, por edhe Shqipëria i jep Evropës, ndaj vendi i saj është në Bashkimin Evropian.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3733
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56