Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria mund të jetë shumë pranë përfundimit të negociatave të anëtarësimit në fund të vitit 2027, nëse jep rezultate në reforma dhe merr dritën jeshile nga vendet anëtare. Sipas saj, traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në vitin 2028, ndërsa Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

“Siç mund ta vini re, zgjerimi po ndodh. Ky vit do të jetë viti më i suksesshëm i zgjerimit në 25 vjet. Zgjerimi i fundit ishte me Kroacinë, tani po mbyllim me Malin e Zi dhe një nga vendet që ka kontribuar në këtë sukses është edhe Shqipëria.

Sa u përket udhërrëfyesve, ne kemi thënë që Shqipëria mund t’i përmbyllë kapitujt e negociatave nëse do të ketë rezultate në reforma dhe nëse shtetet anëtare do të japin dritën e gjelbër për Shqipërinë. Nëse ndodhin këto, vitin e ardhshëm, rreth kësaj kohe, do të jemi shumë pranë fundit të negociatave.

Hapi i mëtejshëm do të jetë që, kur gjysma e kapitujve të mbyllen, shtetet anëtare do të krijojnë grupin e punës për traktatin e anëtarësimit, që mund të nënshkruhet në vitin 2028. Varet nga vizioni i qeverisë suaj, ratifikimi, edhe vizioni i qytetarëve. Shqipëria mund të bëhet vend anëtar i BE-së deri në vitin 2030" tha Kos. 


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Plani i Rritjes/ Shqipëria do të marrë 185,6 mln € të tjera për reformat! Kos: Anëtarë të BE-së deri në 2030! Rama: Jemi më afër se kurrë