Ambasadori i ri i BE-së vjen në Tiranë, Luigi Soreca takon Metën dhe prezantohet zyrtarisht në detyrë

Ambasadori i ri i Delegacionit të Bashkimit Europian, z.Luigi Soreca i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta. Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar zyrtarisht letrat Kredenciale, presidentit të vendit, Ilir Meta.

Me pranimin e Letrave Kredenciale nga Meta, Soreca prezantohet zyrtarisht në detyrë si pasues i Romana Vlahutin. Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Presidencës thuhet se:

“Presidenti shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe  bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE.

Presidenti Meta theksoi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë domosdoshmëri për vendin, dhe përshpejtojnë agjendën integruese të vendit.

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.”

Dorëzimi i Letrave Kredenciale nga Luigi Soreca tek Meta

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë