Ambasadori i SHBA-Kosovës:
Luftoni krimin e korrupsionin
“Populli i Kosovës nuk beson që institucionet e sundimit të ligjit punojnë seriozisht për ta luftuar korrupsionin. Ju duhet të punoni në mënyrë vendimtare dhe ta ndryshoni këtë, sepse fundja ju i prini kësaj lufte dhe sytë e qytetarëve janë në ju".
Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ftoi të shtunën prokurorët që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ambasadori Delawie në konferencën vjetore të prokurorëve tha se dy prej prioriteteve të tij që ta ndihmojë Kosovën është sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.
“Populli i Kosovës nuk beson që institucionet e sundimit të ligjit punojnë seriozisht për ta luftuar korrupsionin. Ju duhet të punoni në mënyrë vendimtare dhe ta ndryshoni këtë, sepse fundja ju i prini kësaj lufte dhe sytë e qytetarëve janë në ju".
"Korrupsioni ndal zhvillimin e demokracisë, ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe thekson pabarazinë sociale. Ju nxis të gjithëve që profesionalisht t’i ndiqni penalisht të gjitha rastet e korrupsionit me profesionalizëm dhe përkushtim”, tha Delawie.
Ambasadori Delawie u bëri thirrje prokurorëve që për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, të hetohet me profesionalizëm. Kurse, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se para sistemit prokurorial ende ka sfida, por ato, sipas tij, duhet të eliminohen bashkërisht.
"Këto vështirësi duhet t'i zgjidhim së bashku duke përmirësuar performancë, duke rritur llogaridhënien, duke forcuar vetëdijen e çdo prokurori për rëndësinë e rolit e tij në ndjekjen hetimin dhe ndëshkimin e krimit në mënyrë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë", tha Lumezi.
Kryeprokurori Lumezi tha se në vitin 2018 pret një angazhim të madh të të gjithë prokurorëve në, siç tha ai, sfidat kryesore si korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, terrorizmi, krimet e luftës dhe vrasjet e pandriçuara të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës.
"Duhet t'i ndjekim të gjithë kryesit e veprave penale që deri tash i kanë ikur drejtësisë. Ata duhet të identifikohen, hetohen dhe ndëshkohen në përputhje me ligjin. Prandaj, ne duhet t'i adresojmë këto shqetësime në drejtim të zbardhjes së këtyre rasteve të ndjeshme. Sfidat që ka Kosova në zbulimin dhe ndëshkimin e këtyre veprave penale, do të na përcjellin edhe gjatë procesit për liberalizmin e vizave dhe integrimet evropiane", u shpreh Lumezi.
Siç u tha, Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka zgjidhur gjithsej 66.235 lëndë të natyrave të ndryshme. Për këtë, thanë zyrtarët nga kryeprokuroria,dëshmon fakti se 87% të aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.
Prokuroria e Shtetit, theksoi Lumezi, ka treguar performancë të mirë edhe në trajtimin e rasteve të terrorizmit dhe si rezultat i punës së përbashkët me institucionet e tjera, pjesëmarrja e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja, është ulur në mënyrë radikale./rel
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.5%
-
Gafë
49.4%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2767
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria miraton bonusin e pranverës 50 - 10 mijë lekë për pensionistët
9 Janar, 13:08
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e policisë, kalon dhe bonusi i ri për pensionistët! Miratohet dhe 'Paketa e Maleve'
9 Janar, 13:04
-
Cila është simptoma më e shpeshtë që na paralajmëron për tumor në tru, mjeku për Report Tv: Mos i neglizhoni dhimbjet e kokës
9 Janar, 12:59
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, përplasen dy mjete! Dy persona dërgohen në spital
9 Janar, 12:51
-
Tiranë/ Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në rrugën 'Xhanfize Keko'
9 Janar, 12:45
-
Ishte tullac u bë me flokë, ja fotoja e fundit e Jani Aliaj! Si u transformua i shumëkërkuari për t’ju fshehur drejtësisë shqiptare
9 Janar, 12:45
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954, Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për shpërdorim fondesh, përplasja me Shehun!
9 Janar, 12:31
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18