Ambasadori i SHBA-Kosovës:Ja
nga se varet liberalizimi i vizave
Delawie rikujtoi se Ambasada e SHBA-së i ka mbështetur dhe një sërë aktivitetesh të tjera të organizuara në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” dhe tregoi pse e kanë bërë këtë. “Luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë top prioritete për Kosovën. Gjithçka varet nga kjo: zhvillimi ekonomik, arsimimi, liberalizimi i vizave. Çdo ambicie e qytetarëve të Kosovës varet nga luftimi i korrupsionit”, tha Delawie.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e programit trajnues “TechCamp Kosova: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan”. Në fjalën e mbajtur para rreth 60 pjesëmarrës nga Kosova,e shtete të rajonit, Delawie ka theksuar se çdo ambicie e qytetarëve të Kosovës varet nga luftimi i korrupsionit – përfshirë liberalizimi i vizave, raporton EO.
Ambasada Amerikane në Kosovë e ka organizuar një program dyditor të trajnimit të quajtur “Kampi teknologjik në Kosovë: Luftimi i korrupsionit në vendet e Ballkanit”, në partneritet me Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) si implementues lokal.
Tema e programit ishte zhvillimi dhe shfrytëzimi i teknologjive të lira dhe të hapura të informacionit për ta rritur transparencën dhe luftimin e korrupsionit. Gjithashtu do të ndahen grante të vogla për përkrahjen dhe realizimin e ideve më të mira.
Delawie rikujtoi se Ambasada e SHBA-së i ka mbështetur dhe një sërë aktivitetesh të tjera të organizuara në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” dhe tregoi pse e kanë bërë këtë. “Luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë top prioritete për Kosovën. Gjithçka varet nga kjo: zhvillimi ekonomik, arsimimi, liberalizimi i vizave. Çdo ambicie e qytetarëve të Kosovës varet nga luftimi i korrupsionit”, tha Delawie, shkruan zëri.info.
Ai tha se nevojiten zgjidhje inovative dhe përkushtim nga e gjithë shoqëria, sikurse dhe Qeveria, për të trajtuar këtë problem të madh.
“Teknologjia ka potencial të madh në këtë luftë, mund ta rrisë transparencën, lidh publikun me informacionet, rrëzon barrierat mes Qeverisë dhe qytetarëve dhe redukton mundësitë për korrupsion”, theksoi Delawie.
Për pjesëmarrësit e trajnimit, që ishin përfaqësues nga shoqëria civile, gazetarë, sektori publik i fokusuar në luftën kundër korrupsionit etj., janë ndarë certifikata.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.9%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44
-
Paris 2024/ Arrestohet mundësi egjiptian, akuzohet për ngacmim seksual
9 Gusht, 20:18
-
Brazil/ Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në bord në Sao Paolo, asnjë i mbijetuar! Momenti kur bie dhe merr flakë (VIDEO)
9 Gusht, 19:58
-
Deputeti i Albin Kurtit sulmon ambasadorin amerikan: Të rrijë në Ambasadë, nuk merr vesh ai
9 Gusht, 19:47
-
Ilir Yzeiri: Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik
9 Gusht, 19:33
-
‘Gërdeci’/ Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën! Çfarë biseduan me Deliorgjin e Diverolin
9 Gusht, 19:30
-
E papritur/ Mundësi Chermen Valiev rikthehet në garë, dy ndeshje larg për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike
9 Gusht, 19:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht, 19:25
-
SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
9 Gusht, 19:18
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17
-
Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë
9 Gusht, 19:10