Ambasadori i SHBA në Kosovë
pasojat për shfuqizimin e ligjit

Ambasadori i SHBA në Kosovë<br />pasojat për shfuqizimin e ligjit<br>
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” ka konfirmuar se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç e ka pasur deri tani.
 

Ndërmjet të tjerash ai ka treguar qëndrimin e tij për ngjarjet e fundit sa i përket tentimit për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Ambasadori Delawie është shprehur i zhgënjyer për personat që do ta sakrifikonin interesin e shtetit, për të promovuar interesin personal.

Përgjigja e ambasadorit të SHBA vijon: “Nëse mund të filloj duke thënë se isha i indinjuar nga përpjekja e 22 dhjetorit, e së premtes, për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Shtetet e Bashkuara nuk e përkrahin këtë apo çfarëdo përpjekje tjetër për minimin e bashkëpunimit me Gjykatën, gjë që mendoj se është thelbësore sepse ajo sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe tregon gatishmërinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare.  Ishte e qartë se ky proces, i cili u udhëhoq nga disa individë, u ndërmor në fshehtësi në mënyrë që t’i iket shqyrtimit të kujdesshëm nga opinioni i Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer në cilindo që do të sakrifikonte interesin e shtetit të tij për të”.

Redaksia Online
A.D.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë