Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Reuven Rivlin

/ATSH/- Ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bardhyl Canaj, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.
Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti dhe Ambasadori zhvilluan një takim, ku u vlerësuan kontributi dhe sakrificat e popullit shqiptar për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai nënvizoi shembullin unik të shoqërisë shqiptare për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe e cilësoi si model që duhet marrë shembull në këtë kohë krizash që po kalon rajoni dhe bota.
Presidenti Rivlin u shpreh i kënaqur për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe nënvizoi interesin në rritje të investitorëve izraelitë në Shqipëri.
Ambasadori Canaj falenderoi Presidentin për vlerësimet. Presidenti Rivlin mirëpriti propozimin e Ambasadorit Canaj  për një vizitë zyrtare në Shqipëri, vitin e ardhshëm, në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social