Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri për Report Tv: 26 mijë pushtues rusë kanë rënë në territorin tonë! Suedia dhe Finlanda në NATO? Do të përshkallëzojë luftën

TIRANË- Lufta në Ukrainë është futur në muajin e tretë. Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka treguar për Report Tv bilancin e luftës. Sipas përditësimeve të datës 10 maj, Shkurov thotë se mbi 26 mijë ushtarë rusë kanë rënë në territorin ukrainas, ndërsa shton se deri në 2500-3000 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, ambasadori tha se Ukraina ka arritur që të rimarrë 1003 zona që kanë qenë të pushtuara nga rusë, ndërsa mbi 2154 objekte janë tashmë të shkatërruara nga bombardimet.

“Pala rus epo mban qytete të pushtuara si Kherson. Janë mbi 2154 objekte të shkatërruara. Të dhënat e datës 1 maj, trupat ukrainase kanë çliruar mbi 1003 zona të banuara. Me informacionet e datës 10 maj, numri i ushtarëve rusë të vrarë shkon mbi 26 350 mijë ushtarë. 2500-3000 ukrainas”, tha ambasadori për Report Tv.

Ndalur në aspiratat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, Shkurov shprehet se shanset për tu bërë pjesë e aleancës janë të mëdha. Por ai shton, se me anëtarësimin e tyre, situata e luftës do të përshkallzohet pasi Rusia do të ndihet e kërcënuar.

“Ne i dimë për këto zhvillime që Suedia dhe Finlanda duan t’i bashkohen NATO. Shanset janë reale që të bashkohen, për mendimin tim situata po përshkallëzohet nëse këto bashkohen. Rusia do të ketë një kufi të përbashkët prej 1500 km. Sa i përket luftë s’mund të them që ne dinim që të mbarojë sa më shpejt, po mënyra sesi po zhvillohet s’po na jep këtë mendim se situata atje po duket shumë tragjike”, vijoi Shkurov.

Ambasadori tha se në Ukrainë po kryet gjenocid lufte dhe autoritete vendase sëbashku me orgnanizmat ndërkombëtar po punojnë për të dokumentuar krimet e luftës që më pas do të t’i paraqiten Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Shkurov tha se dyshojnë për mbi 20 mijë viktima lufte vetëm në Maripol, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

“Po mblidhen dëshmitë dhe provat për krimet e luftës, përveç qyteteve dhe fshatrave të njohura ku flitet për mijëra viktima, por me frikë po mendojmë se çfarë mund të jetë në Mariupol, ku mund të jenë mbi 20 mijë të varr. Kemi të bëjmë më gjenocid, por duan prova, duhet punë e gjatë në gjykatën penale”, tha Shkurov.

Shkurov falënderoi Shqipërinë për ndihmën që në ka dhënë ndaj Ukrainës, ndërsa u bëri thirrje biznesmenëve që të ndihmojnë financiarisht për mbajtjen e familjeve ukrainase që janë strehuar në vendin tonë. Ai shtoi se të gjithë ata që duhan të ndihmojnë, mund t’i drejtohen Ambasadës ukrainase në Tiranë për informacione me të detajuara.

"Faleminderit për ndihëm dhe suportin që po i japin popullit ukrainas, doja t’i uroje suksese në rrugën e integrimit në BE, por edhe t’i uroj paqe duke ditur sesa turbulencë ka rajoni i Ballkanit”, përfundoi ambasadori.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë