Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, 67-vjec, ka pësuar infarkt kardiak gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Më tej është transportuar drejt QSUT,  ku po merr trajtim të specializuar në kardiologji, ndërsa gjendja e tij është stabël.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër në një spital privat në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë të ditur se ambasadori nuk kishte takime pune në Korçë, por gjendej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten për të vizituar fshatin turistik.

Ambasadori u transportua me helikopter drejt Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe mjeku i spitalit të Korçës.