Ambasadori iranian në Londër: Në Shqipëri, muxhahedinët përdorin 'armë' moderne për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Iranit

Ambasadori iranian në Londër: Në Shqipëri, muxhahedinët përdorin 'armë' moderne për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Iranit

Foto e publikuar nga ambasadori iranian

Hamid Baeedinejad, ambasadori i Iranit në Londër, ka publikuar një foto për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë. Ai akuzon muxhahedinët se po përdorin super kompjutera për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Në faqen e tij në Twitter, ambasadori shkruan se: Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”.

Republika e Iranit i konsideron grup terrorist muxhahedinët.

Në Shqipëri strehohen rreth 3000 muxhahedinë, sipas një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe SHBA.

Postimi në twitter i ambasadorit iranian

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë