Ambasada italiane do të financojë në ndërtimin e një programi në Qendrën Ndërunviersitare të shërbimeve arsimore. Ky fakt është i ditur nga ambasadori Italian në vendin tonë Alberto Cuttillo, në tryezën e mbledhur Reforma e Arsimit të Lartë, zhvilluar në Tiranë. “Më kryesorja është ndërtimi i një programi që të financojë 7 milion euro sistemin arsimor pasi e forcon atë”, tha Cutillo. Ndërsa, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se “Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve mund të shërbejë si urë lidhëse mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar”.