Ambasadori italian flet për herë të parë pas marrjes së detyrës: Më duket sikur kam dy vite këtu! Presim që të hapen negociatat në pranverë

TIRANE- Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës në tryzën e organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Konfidustrisë në Shqipëri. Buci ka deklaruar se ky është një vit i rëndësishëm për Shqipërisë duke qenë se ka edhe presidencën e OSBE-së. Ai tha se shteti italian pret që negociatat për vendin tonë të hapen në pranverë duke shprehur mbështetje për vazhdimësinë e këtij procesi. Bucci shprehu bindjen se nëse do të hapen negociatat, do të ketë një përmirësim të legjislacionit në Shqipëri, dhe Italia do të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet drejt integrimit në BE.

"Kam dy janë që kam marrë detyrën dhe më duket sikur kam dy vite që jam këtu, pasi kam takuar dy herë me gjysmën e qeverisë dhe presidentin. Italia është e veçantë për Shqipërinë dhe anasjelltas. Na lidhin marrëdhëniet kulturore, gjeografike dhe historike. Rreth 130 sipërmarrje bëjnë pjesë në Shqipëri kemi veprimtari tepër të madhe në Shqipëri. Jemi vendi kryesor me të cilin Shqipëria ka import dhe eksport më të madh.

Ky është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, ka presidencën e OSBE dhe ne e kemi ndihmuar ta përballojë. Ne presim që në pranverë që të hapen negociatat për Shqipërinë. Italia është gjithmonë në favor të hapjes së negociatave.

Ne po punojmë në Bruksel që në mars të marrim një vendim pozitiv për Shqipërisë. Nëse hapen negociatat do të ketë përmirësim legjislacioni të Shqipërisë , vendi futet në rregulla të reja. Ne e mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt integrimit", tha Bucci.

Të pranishëm në takim kanë qenë përfaqësues të Konfindustrisë italiane dhe vendase. Ishte presidenti i Konfindustrisë Sergio Fontana i cili tha se përpos përmirësimeve dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dypalësh ende duhet punuar për uljen e informalitetit dhe korrupsionin.

“Kemi marrëdhënie bashkëpunimi të vjetra. Ne kemi nevojë që të kemi një reformë të drejtësisë që të jetë e sigurt çdo sipërmarrje. Kemi nevojë që në Shqipëri të ketë më pak probleme me korrupsionin dhe informalitetit. Duam politikë fiskale të mirë të mos ndryshojë çdo vit pasi është problem për sipërmarrjet italiane që duan të investojnë këtu. Kemi nevojë për formim profesional”, tha Fontana.

Ndërsa ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se vetëm në 9 muaj të 2019, Italia mbante vendin e parë për investimet e huaja në vend. 

“Sipas shifrave për periudhën Janar - Shtator, në 2019 në vend të parë me 32% të investimeve të huaja është Italia. Totali i investimeve nga Italia 805 milionë euro në fund shtatorit dhe fluks 98 milionë eurosh. Kemi nevojë vërtet për politika fiskale afatgjata dhe jam ndakort që kane ndryshuar shpesh por janë në kahun lehtësues për biznesin”, u shpreh Denaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare