Ambasadori italian flet për Teatrin: cështje delikate! Ruajtjen e pasurisë e kemi për zemër, por vendimi i takon qeverisë (VIDEO)

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci nga Gjirokastra u shpreh se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është një vendim që i takon qeverisë shqiptare. Në këndvështrimin e përgjithshëm ai tha se është për ruajtjen e pasurisë kulturore dhe urbanistike, pasi roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne por konkretisht për rastin në fjalë deklaroi se ka shkaktuar përplasje politike dhe është një cështje e komplikuar duke mos pranuar që të hynte në detaje.

"Është një cështje shumë delikate, që ka krijuar një valencë të politikës së brendshme shumë të fortë. Shkon përtej teatrit kombëtar, prishjes së godinës. Ne e kemi thënë gjithmonë edhe në vitet e shkuara, që vlerat, pasuria kulturore, urbanistike është e rëndësishme dhe duhet ruajtur nga një këndvështrim shumë i përgjithshëm.

Sa i përket cështjes specifike të teatrit, është një vendim që u përket autoriteteve shqiptare për t'u marrë. Një vendim klasik, që i takon qeverisë shqiptare. Unë po përsëris atë që ne kemit thënë dhe demonstruar, e kemi shumë për zemër ruajtjen e pasurisë. Roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne.

Në fushën e kulturës ne kemi qenë dhe jemi shumë aktivë. Për shembull me rastin e konferencës së donatorëve në shkurt donatorë që kanë bërë bashkë donatorë të rëndësishëm, Italia ka qenë dhuruesi kryesor me 91 mln euro, një pjesë e tyre do të shkojnë për të rikonstruktuar pasurinë kulturore të dëmtuar nga tërmeti. Është një cështje shumë e komplikuar, nuk dua të hyj në detaje është shumë e ndërlikuar.

 Aq më shumë që ka shkaktuar edhe përplasje politike. Italia ka qenë gjithmonë e impenjuar në ruajtjen e pasurisë, kemi lënë dëshmi të rëndësishme në Shqipëri dhe në Tiranë dhe ku ka qenë gjithmonë objektivi ynë, të japim një kontribut. Ruajtja e pasurisë kulturore mbetet një prioritet i rëndësishëm për ne' tha Fabrizio Bucci.

Por përpos teatrit kombëtar, palët në Shqipëri në dy ditët e fundit janë përshirë në një debat të fortë për reformën në drejtësi pas platformës së Presidentit që parashikon ndërhyrje politike përmes ngritjes së një këshilli politik, ndërsa SHBA-BE bënë thirrje që të mos sabotohet, por të zbatohet ashtu sikur u miratua. Por cili është qëndrimi i ambasadorit italian për këtë cështje?

"Ne kemi mbështetur rifillimin e dialogut mes shumicës dhe opozitës, e mbështesim me forcë këtë dialog sepse reformat, si elektorale duhet të ketë bashkëpunim. Dialogu nuk duhet të ndërpritet dhe ne e mbështesim. Ne synojmë që në javët e tjera, shpresojmë që të ketë një mirëkuptim mes shumicës dhe opozitës për ligjin e ri elektoral.

Të shkosh përpara në rrugën e reformës është shumë e rëndësishme. Të gjitha reformave, do të citoj reformën e drejtësisë, ne dialogojmë me të gjithë, dialogojmë me opozitën, se reformat më të mira janë ato që bëhen në bashkëpunim.

Ne presim që të gjithë të japin një kontribut, por është themelore që të shkojmë përpara në rrugën e reformave. Në mars kur KE i hapi rrugën negociatave për futjen e Shqipërisë në BE, ka vendosur një sërë kriteresh, kështu që këto kushte të vendosura në mars janë një lloj detyre që duhen bërë, në muajt e ardhshëm. Derisa BE të hapë negociatat. Duhen vazhduar nga një këndvështrim këto negociata" tha ai.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar