Ambasadori italian Gaiani sot në
redaksinë e Shqiptarja.com

Ambasadori italian Gaiani sot në <br />redaksinë e Shqiptarja.com
TIRANE- Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani bëri një vizitë dhe një intervistë sot në mjediset e grupit mediatik Free and Fair Media Group.

Ambasadori Gaiani foli për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe për marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë në këtë vit të rëndësishëm elektoral për dy vendet fqinje dhe aleate.


ambasadori italian ne a1 report foto e pare

Ambasadori Italian, i shoqëruar nga Sekretarja e Parë e ambasadës për çështjet Politike dhe për Median, Stefania Fancello, pati dhe një bisedë me drejtuesit e Free and Fair Media Group. Drejtoresha e Përgjithshme Alba Malltezi, drejtori i televizionit A1 Report, Ilir Babaramo, Drejtuesit e të përditshmes Shqiptarja.com në print dhe online, Arben Rrozhani, Ersi Karameto, Genc Kondi, Admirina Peci dhe Granit Sokolaj e njohën ambasadorin me stafin dhe punën e palodhur të tij për të ofruar në çdo moment informacione të verifikuara dhe të ndershme për telespektatorët.

ambasadori italian


“Shoh një staf të ri dhe të motivuar për të punuar - tha Ambasadori Gaiani. - Shumë shpejt media juaj e re ka zënë pozicionin e saj në tregun mediatik të Shqipërisë, prandaj unë u kuriozova dhe dëshiroja të vija t'iu takoja”.

ambasadori italian
Intervista e plotë e Ambasadorit Gaiani do të transmetohet në Tv A1Report dhe në Shqiptarja.com në print dhe online.

ambasadori italian

(sg/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)