Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” ambasadorin italian Fabrizio Bucci, në mbyllje të misionit të tij 5-vjeçar në Shqipëri. Veliaj e falënderoi ambasadorin për angazhimin  e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri, duke e vlerësuar atë jo vetëm si një diplomat të shkëlqyer, por edhe si një mik të vërtetë të Tiranës.

Ai i uroi Buccit suksese në misionin e tij të ri në Gjermani.

“Sot i themi mirupafshim një shoku dhe një vëllai, ambasadorit italian në Shqipëri. Të jam shumë mirënjohës dhe të falenderoj shumë për integritetin, për dinjitetin, për energjinë pozitive dhe për faktn se përtej burokracisë, ke qenë një mik i vërtetë i Tiranës. Ju konsideroj vërtet një misionar, i cili ka kontribuar pafund që Shqipëria dhe Italia të jenë më afër se kurrë. Italia dhe Shqipëria gjithmonë kanë pasur një dashuri reciproke, por unë besoj se njerëzit janë si urat edhe shërbejnë që t’i lidhin vendet. Dua që ky çelës të jetë një simbol i një zemre të hapur, i një dere të hapur, i një mendje të hapur dhe i një dashurie të madhe për atë që i ka shërbyer këtij raporti special mes Shqipërisë dhe Italisë”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, ambasadori Fabrizio Bucci vlerësoi lidhjen e veçantë që ka karakterizuar historikisht dy vendet. Ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe miqësinë e veçantë që ai gjeti tek populli shqiptar.

"Mes dy vendeve tona ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të veçantë, por duhet të them se ky pesëvjeçar ka shënjuar një rritje të mëtejshme të këtyre marrëdhënieve. Italia e Shqipëria, në shumë aspekte, tashmë janë një vend i vetëm, nisur nga fakti që në maj, “Giro d’Italia” i cili është eventi sportiv më i ndjekur në botë, fillon në Shqipëri, duke treguar edhe një herë se dy vendet tona janë të bashkuar dhe se janë një vend i vetëm. U jap një përshëndetje dhe një përqafim të ngrohtë të gjithë shqiptarëve, me të cilët kam ndarë këtë miqësi të mrekullueshme. Ky vend kaq i bukur dhe i veçantë, ku ti ecën në rrugë, je në një lokal dhe njerëzit ndalojnë, të përshëndesin, një vend ku ti bisedon me të gjithë! Të gjithë shqiptarët më kanë ofruar realisht përzemërsinë e tyre të madhe, të cilën jam përpjekur t’ua shpërblej. Në Shqipëri kam kuptuar se përzemërsia dhe dashuria janë çelësi që hap të gjitha dyert. Shqipëria tashmë është edhe shtëpia ime, një ditë do të kthehem”, u shpreh Bucci.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë

U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë