Ambasadori amerikan Donald Lu ka zgjedhur Elbasanin në daljen e tij të parë jashtë Tiranës. Ambasadori amerikan është pritur nga kryetari i bashkisë Qazim Sejdini. Donald Lu është shprehur se ka zgjedhur Elbasanin pasi është një qytet i vjetër dhe me shumë tradita.
”Jam shumë i kënaqur që udhëtimin tim të parë jashtë kryeqytetit e bëra në Elbasan, historia e pasur e Elbasanit dhe bukura e tij janë shumë të njohura,”-u shpreh ambasadori amerikan Lu.
Ndërkohë kreu i Bashkisë Sejdini u shpreh se e njohu ambasadorin me qytetin, zhvillimin e tij dhe të ardhmen premtuese të Elbasanit.
”Biseduam për problemet e qytetit për zhvillimin ekonomik të qytetit për planet e mëtejshme në reformën e re.”
Në vazhdim ambasadori Lu ka dashur të përshkojë në këmbë duke parë të gjithë monumentet në bulevardin kryesor të qytetit, objektet arkeologjike, kalanë si dhe dy monumentet fetare kishën e Shën Mërisë dhe Xhaminë Mbret. Një takim me anëtarët e korpusit të paqes ka mbyllur edhe vizitën e parë të ambasadorit Donald Lu në Elbasan.
/Shqiptarja.com

VIDEO