Ambasadori Minxhozi: Kosova dhe Shqipëria drejt ëndërres evropiane

 /ATSH-B.Jashari/.- Kosova dhe Shqipëria duke rritur bashkëpunimin edhe me vendet tjera të rajonit, po shkojnë drejt ëndërres evropiane". Keshtu deklaroi mbremë ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi. "Shqiperia këtë vit u bë vend kandidat i Bashkimit Evropian, shumë afër është Kosova", theksoi ai në festën e 102 vjetorit të Pavarësisë shqiptare. Duke u shprehur optimist për të ardhmen e dy shteteve dhe duke uruar Gëzuar Ditën e Flamurit, ambasadori Minxhozi tha se "102 vjetori i Pavarësisë e gjenë Kosovën dhe Shqipërinë në një trend, në trendin euroatlantik".

Në mbrëmjen e 28 Nëntorit, ambasadori Qemal Minxhozi organizoi pritjen koktej me rastin e 102 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Vlorë. Pritja u mbajt në Emerald Hotel, në Prishtinë, me pjesëmarrjen e shumë të ftuarve, përfaqësues institucionalë e politikë të vendit dhe të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me program artistik festiv. Si në Shqipëri, në Kosovë edhe gjatë gjithë ditës së djeshme deri natën vonë vazhduan festimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, të nisura një ditë më parë me ngritjen e flamujve kuqezi, koncerte dhe veprimtari tjera.

Në Prishtinë, dje në mesditë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, bashkë me kryetarin e komunës Shpend Ahmeti, bënë hapjn zyrtare të panairit "Blej Shqip". Në këtë panair organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria Shqiptare e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po marrin pjesë më shumë se 100 kompani shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare