/ATSH-Gjergji Mima/ - Me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor do të hapet në Ankara të Turqisë Qëndra e Kulturës Shqiptare.
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genc Muçaj në një postim në rrjetin social "Facebook" ka postuar fotot e para të kësaj Qendre.
"Gjatë ditës së 28 Nëndorit Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara do të jetë hapur për vizitorët që vijnë për festën e Flamurit më herët dhe gjithashtu edhe gjate ditës së 29 Nëndorit do presim mysafirë!"
"Përurimin zyrtarë të QKSH do ta bëjmë në një moment solemn në prani të autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, për të cilin do njoftojmë në kohën e duhur", shkruan ambasadori Muçaj.
Më 28 Nëntor hapet Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara
Në një intervistë të dhënë për ATSH-në në muajin tetor, ambasadori Muçaj, u shpreh se, krijimi kësaj Qendre ishte një iniciativë e përbashkët, një punë në grup. Lindi si nevojë për të pasur një lloj kohezioni të shqiptarëve. Shqiptarët janë shqiptarë, qofshin nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi , Shqipëria. Dhe Qendra është e Kulturës Shqiptare, jo e një shteti të caktuar, pavarësisht se do të menaxhohet nga dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, nga dy ambasadat tona. Por, Qendra e Kulturës është një nga veprat, për të cilat unë flas me pasion, sepse jo vetëm do të evidentojë shqiptarët, por do t'i bëjë ato disa herë më shumë krenarë. Do të ketë mundësi që shqiptarët e Turqisë t'u tregojnë shokëve të tyre për kulturën shqiptare. Kështu do të promovohet kjo kulturë dhe nëpërmjet tyre do të tërheqin dhe shqiptarët biznesmenë, të cilët të investojnë në Shqipëri".
/Shqiptarja.com