Ambasadori O‘Connell: Nepotizmi
dhe klientelizmi shkatërrojnë shtetin

Ambasadori O‘Connell: Nepotizmi<br />dhe klientelizmi shkatërrojnë shtetin
Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell sot ka folur rreth përgjimeve të zbardhura për punësimet me lidhje familjare e baza partiake në Kosovë.

Ai theksoi se punësimi në baza partiake nuk është i mirë. Këtë e kemi dëgjuar edhe tani në përgjimet që janë publikuar. Punësimi i njerëzve për t'i kthyer borxhin dikujt nuk është në rregull sepse shteti nuk funksion ashtu dhe nepotizmi dhe klientelizmi shkatërrojnë shtetin.

Ambasada britanike, tha O’Connell do të financojë një kompani të pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar.

“Ambasada britanike nuk do të vendos për juve, sepse ju jeni populli i që kërkoni që të respektoheni dhe të ketë punësime në baza meritore”, tha O’Connell.

Këto deklarata ai i bëri pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilin e nënshkruan ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe kryeministri i vendit Isa Mustafa.

Pas nënshkrimit foli edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili theksoi se “Është në interes të Kosovës që ne të kemi kuadrot më të kualifikuara. Si Qeveri do të jemi të përkushtuar që të punojmë bashkërisht dhe do të bëjmë ndryshime bazuar në kërkesat e miqve tanë dhe publikut”.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri