Ambasadori Sequi, Dj për një natë

Ambasadori Sequi, Dj për një natë
Është shfaqur gjithnjë karizmatik në publik dhe i tillë do të vij edhe këtë fundjavë. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi do të dëshmojë gjithashtu se di të jetë edhe një Dj i mirë. Në ambientet e “Vila Mercedes” në kryeqytet, Sequi do të luajë për të pranishmit muzikën e tij të preferuar.

Përkrahë ambasadorit do të jenë edhe dy gazetarë të njohur për publikun shqiptar. Enkel Demi, që jemi mësuar ta shohim shpesh si Dj në këtë klub nate por dhe gazetarja sharmante e emisionit “Tonight”, në “Ora-News”, Ilva Tare.

Nuk e dimë nëse Ilva do ti bashkohet në muzikë dy meshkujve "trendy" ndaj dhe jemi në pritje të shfaqjes “Sequi-Tare-Demi”, që do të zhvillohet këtë të enjte në mbrëmje.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?