Ambasadori shqiptar në Londër përgënjeshtron lajmin e 'The Sun': Totalisht i pavërtetë, nuk ka negociata për emigrantët e paligjshëm  

Ambasadori shqiptar në Londër përgënjeshtron lajmin e 'The Sun': Totalisht i pavërtetë, nuk ka negociata për emigrantët e paligjshëm  

Ambasadori Qirjako Qirko

Kryediplomati shqiptar në Londër ka theksuar edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për "The Guardian", ambasadori Qirjako Qirko tha se lajmi që qarkulloi është i pavërtetë.

"Lajmi i dhënë nga “The Sun” është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”, tha ai.

Ambasada shqiptare në Londër i ka dërguar një notë zyrtare proteste adresuar gazetës “The Sun” ku ka bërë të ditur se artikulli i botuar nga ana e saj dhe të dhënat që paraqiten në të, janë tërësisht të pavërteta duke sqaruar zyrtarisht se nuk ka asnjë negociatë midis dy vendeve tona për këtë çështje.

Lajmi u botua fillimisht nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit në Shqipëri do të krijohen qëndra për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Vërtetësia e këtij lajmi u mohua nga Zyra e Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë