Media britanike 'The Sun': Refugjatët e paligjshëm në Angli do çohen në kamp në Shqipëri! Kryeministria e përgënjeshtron: S'është e vërtetë, ne s'bëjmë detyrat e vendeve më të pasura

Media britanike 'The Sun' shkruan se një plan i ri mes qeverisë Britanike dhe asaj Shqiptare për strehimin emigrantëve ilegal që kapen në Britaninë e Madhe pritet të marrë jetë. Sipas 'The Sun' parashikohet që emigrantët që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe do të sillen në Shqipëri në një kamp, deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil.

Por ky lajm është përgënjeshtruar nga Kryeministria duke thënë se 'Shqipëria nuk bën detyrat e vendeve të pasura, por vetëm të kujdeset për shqiptarët'. Drejtori i Komunikimit Endri Fuga, tha se ky nuk është një lajm i vërtetë dhe se Shqipëria nuk do të pres emigrantë ilegalë për llogari të vendeve të treta dhe se hapja e dyerve për 4 mijë afganë është bërë karshi traditës së shqiptarëve.

Sipas medias britanike “The Sun”  kryeministrit shqiptar Edi Rama ka rënë dakord të krijojë një kamp në Shqipërinë për të strehuar refugjatët ilegalë, dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarët por edhe emigrantët e tjerë të huaj. Në një kohë kur kërkesat e azilit për emigrantët e paligjshëm janë duke u përpunuar Mbretërinë e Bashkuar ata do të qëndrojnë në Shqipëri deri në marrjen e përgjigjes.

Krijimi i një qendre përpunimi dhe pritje jashtë Britanisë është pjesë e Projektligjit të ri për Kombësinë dhe Kufijtë. Propozimi vjen mes presionit në rritje për të vepruar pas një rekordi kalimesh ilegale prej 17,000 rastesh në Britaninë e Madhe nga Franca brenda një vit. Emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do çohen në Shqipëri si pjesë e masave të reja të ndërmarrë për azilantët.  

Sipas 'The Sun',  negociatat mes Tiranës zyrtare dhe Britanisë janë në rrugë të mbarë për ngritjen e një qendre të emigrantëve.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel shpreson se kjo do të pengojë ata që planifikojnë të bëjnë kalime të paligjshme në Angli. Ajo tha se  qeveritë "duhet të jenë në gjendje të marrin në konsideratë çdo mundësi të vetme" kur merren me azilkërkuesit.

"Sekretarja e Brendshme e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo të ndodhë. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani jemi në detajet e shkëlqyera siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë", shkruan 'The Sun'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Minisria e Jashtme: Lajmi për krijimin e një qendre strehimi azilantësh gënjeshtër! E turpshme sajesa nga mediat angleze

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përgënjeshtroi lajmin se në Shqipëri do të grihet një qendër për strehimin azilantëve nga vendet e treta.

Ajo e ka quajtur lajmin nga mediat angleze një sajesë të turpshme dhe të rremë, duke shtuar se bisedime të tilla nuk janë bërë dhe as nuk do të bëhen. Xhaçka u shpreh se vendi ynë është krenar për strehimin e 4000 refugjatëve por nuk do te kthehemi kurrë në një qendër ku vende ku e ku më të mëdha e më te pasura se ne të depërtojnë azilantët e tyre.

“Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë.”, shkruan ajo në rrjetin e saj social Twitter.

Ora 12:19
Kryeministria përgënjeshtron 'The Sun': Asnjë kamp refugjatësh s'do ngrihet në vendin tonë! Ne nuk bëjmë detyrat e vendeve më të pasura se ne

Lajmi i publikuar në gazetën britanike 'The Sun' se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen një kampi refugjatësh në Shqipëri, është mohuar nga Kryeministria. Drejtori i Komunikimit Endri Fuga, tha se ky nuk është një lajm i vërtetë dhe se Shqipëria nuk do të pres emigrantë ilegalë nga vendet që janë më të pasura, pasi ajo është detyrë e tyre dhe jo e shqiptarëve.

"Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne", shkruan Fuga

Postimi i Endri Fugës
I.K/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/10/2021 23:33

    //THE SUN// eshte nje pacavure thashethemesh,genjeshtrash dhe sajesash.Nuk eshte mjaft pergenjeshtrimi,duhet hedhur ne gjyq.

    Përgjigju
  • tre: 03/10/2021 21:12

    haaaa po afganet ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja