Ambasadori shqiptar në Turqi: S'raportohet për shqiptarë të lënduar nga tërmeti! Erdogan s'ka kërkuar ndihmë nga shtete e tjera (VIDEO)

TIRANË- Nga tërmeti në Turqi, deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar! Lajmi konfirmohet nga ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo. Në një lidhje me Skype në Report tv në hapësirën live të pasdites, Robo tha se vijojnë lëkundjet e forta.

"Nuk ka bashkatdhetar të prekur nga tërmeti i tmerrshëm. Pashë që informacioni juaj është shumë i freskët, por ajo më bën përshtypje është se në atë zonë pati një goditje tjetër, por që nuk raportohet për dëme të tjera", tha ai.

Robo tha se u është dhënë këshilla qytetarëve që të mos kthehen në banesat e tyre.

"Autoritet turke iu përgjigjen në kohë rekord nevojave dhe kushteve të krijuara nga tërmeti. Operacionet e shpëtimit vijojnë, qytetarëve u është kërkuar që të mos futen në banesa, janë grumbuylluar në parqe", tha Robo.

Deri më tani, Robo tha se Turqia nuk ka kërkuar ndihmë nga shtetet e tjera, pasi i ka kapacitetet të gjitha vetë.

"Ne jemi pranë popullit turk, por deri më tani autoritet turke nuk kanë kërkuar ndihmë nga shtete e tjera. Qytetarët janë paralajmëruar dhe qarqet akademike kanë paralajmëruar për cunami, në Turqinë Veriperëndimore", tha Robo.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë