Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë nga Ambasadori i Turqisë Në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk, teksa kanë qenë në liqenin ne Farkës për të mbjellë 1 mijë pemë, në kuadër të nismës të ndërmarrë nga presidenti i Turqisë Erdogan në disa vende të botës.
Në Farkë Rama ka marrë dhuratë nga ambasadori një "pare të vjetër Osmane".
"Dua tu falenderoj për pranimin e ftesës tonë e cila i është kushtuar një vëmendje të veçantë programit që vazhdon të jetë nën vëzhgimin e Erdogan. Ky projekt është një projekt që është filluar nëpërmjet iniciativës kryesore të Erdogan vitin e kaluar dhe tashmë siç po e shikojmë në këtë manifestim e cila përhapet dalëngadalë në të gjitha vendet e rajonit. Po zbatohet në 30 shtete të botës", tha ambasadori.
Lajmi kryesor:
Turqia dhuron 1000 fidane, Rama: Erdogan, mik i mirë i shqiptarëve
