Ambasadorja Çitaku fjalim prekës në OKB, kujton vuajtjet e kosovarëve
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë që ajo është në këtë mbledhje për t’iu rikujtuar të gjithë shteteve të OKB-së vuajtjet që ka kaluar Kosova gjatë luftës.
Ambasadorja Vlora Çitaku
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë që ajo është në këtë mbledhje për t’iu rikujtuar të gjithë shteteve të OKB-së vuajtjet që ka kaluar Kosova gjatë luftës, raporton “Zeri.info”.
“Ne kemi kaluar nëpër shumë gjëra duke filluar që nga shtypja sistematike e të drejtave të njeriut, por përkundër rrethanave të këqija ne kurrë nuk jemi dorëzuar me shpresë ja kemi dalë që të vazhdojmë. Në Kosovë çdo ditë ka përkujtime, çdo ditë një memorial i ri hapet, njerëzit janë të bashkuar në përkujtimin e sakrificës së të rënëve”, tha Çitaku.
Sipas saj, gjenerata e këtij viti është e vetmja gjeneratë që nuk i ka përjetuar tmerret e luftës.
“Këtë vit përafërsisht 30 mijë kosovarë diplomojnë nga Universitetet dhe do të jenë gjenerata e parë që nuk kanë përjetuar tmerret e luftës, ata janë brezi i parë që janë rritur pa ditur frikën e shtypjes dhe pa qenë të frikësuar nga lufta. Ata nuk kanë frikë, sepse liria është e vetmja që ata e dinë dhe të lirë do të mbesin gjithnjë”, theksoi ajo.
Ajo në fjalimin e saj inspirues ua rikujtoi shteteve të OKBE-së përshirë edhe Serbinë, se tmerret që ka kaluar Kosova gjatë luftës së fundit janë e vërteta e vetme, dhe çfarëdo tentative për ndryshim të këtij realiteti, është vetëm një përpjekje e rrejshme.
“E vërteta dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen me përpjekje të rrejshme. Unë ndjehem e detyruar që të ju rikujtoj të gjithëve vuajtjet e popullit të Kosovës. Kjo është e vetmja e vërtetë dhe do të vazhdoj ta përsërisë dhe është koha që kjo të përfundoj më. Shtetet anëtare të OKB-së duhet të njohin të vërtetën”, tha ajo.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.9%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i dytë i presidentit Francez për vizat! Osmani: Gabim në përkthim! Çitaku: I shpalli liderët e Kosovës njerëz të pabesë! Vuçiç falenderon Macron nga Kina
18 Tetor 2023, 18:17
-
Mungesa e Kurtit në Tiranë, nxit reagime në Prishtinë! Çitaku: Qasja idhnake ndaj Ramës, dëmton Kosovën
17 Korrik 2023, 12:47
-
Shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Vlora Çitaku: Dështim i qeverisë! Nuk duhet të dorëzohemi para bandave kriminale
10 Dhjetor 2022, 16:33
-
Intervista/ Vlora Çitaku: Edhe nesër nëse liberalizohen vizat për Kosovën, është vonë! E padrejtë dhe johumane sjellja e BE
7 Maj 2022, 15:35
-
Provokon ambasadori serb, e quan Dua Lipën ‘bashkëkombase’
5 Janar 2022, 10:33
-
Tensione në veri të Kosovës, KFOR nis patrullimet! Vuçiç kërcënon me ndërhyrje ushtarake nëse preken serbët! Këtë javë Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel
27 Shtator 2021, 07:50
-
Grenell kujton ‘martirët’ serbë të Vidovdanit, gazetari shqiptar: Injorant që manipulon historinë! Çitaku: Mit që ushqen nacionalizmin serb
29 Qershor 2021, 10:41
-
Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku
23 Dhjetor 2020, 15:54
-
Xhamajka përgënjeshtron lajmin se ka njohur shtetin e Kosovës, Thaçi: Vlora Çitaku përgjegjëse për skandalin
21 Shkurt 2020, 11:16