Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Arben Krajën: Sundimi i ligjit, shtylla kurrizore e integrimit

Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Arben Krajën: Sundimi i ligjit, shtylla kurrizore e integrimit

Christiane Hohmann dhe Arben Kraja

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka zhvilluar ditën e sotme takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK, Arben Kraja. Me anë të një postimi në Twitter, Hohmann tha se mbeten synim rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Ndër të tjera shtoi se sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës së Shqipërisë drejt BE. 

“Sot zhvillova takime të rëndësishme me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës së Shqipërisë drejt BE. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara.

Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t'u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE është këtu për t'ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese”, shkroi Hohmann.

Christiane Hohmann u emërua Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në muajin qershor, pak kohë pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca. Ajo dikur mbante postin si ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnjë-Hercegovinë.

Ambasadorja e BE dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 06/09/2022 20:12

    Kot po lodhni POPULLIN me keto shfaqie limontie. Per korrupsionin dhe krimin shteteror shqiptar duhet nje gjykate nderkometare si ajo e Kosoves. Nuk behet stan me lepuj.

    Përgjigju
  • Gazmend: 06/09/2022 20:03

    https://shqiptarja.com/lajm/cim-peka-ka-nje-mesazh-te-rendesishem-per-sali-berishen-dhe-ilir-meten?r=pop5s Ky eshte realiteti, cfare mund të Beni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë