/ATSH/.-Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot me Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Davier, në Kampin "Film City" në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR NATO në Prishtinë.
Gjenerali Figliuolo diskutoi me Daviet për situatën e përgjithshme në Kosovë me fokus në zhvillimet e fundit në vend. Ata theksuan rolin efektiv të KFOR-it në mbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, që mundëson zhvillimin më të mirë shoqëror dhe kushte më të mira ekonomike.
Ky takim po ashtu ishte një mundësi për Komandantin e KFOR-it që të shprehë dhembjen e thellë për popullin e Francës pas sulmit të turpshëm që ndodhi në Paris. Me këtë rast gjenerali tha se, "ky është një akt i patolerueshëm ndaj vlerave të lirisë së shprehjes dhe tolerancës që mbështetë shoqëritë demokratike. Në emër të ushtarëve të mij, ju shpreh ngushllimet e sinqerta familjeve të viktimave si dhe të gjithë popullit francez".
/Shqiptarja.com