Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka replikuar përmes rrjeteve sociale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Deklaratave të presidentit serb se do t'i thoshte 'mirupafshim' dialogut me Kosovën nëse kusht vendosej njohja e pavarësisë, Çitaku i është përgjigjur nëpërmjet një postimi në "Twitter".

Nëse normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do thotë se ne duhet të njohim Kosovën si të pavarur- atëherë faleminderit, mirupafshim”- ishte deklarata e Vuçiç për mediat serbe. 

Ndërsa përgjigjja e Vlora Çitakut, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është përgjigjur: “Në rregull, mirupafshim”. 

vlora citaku
(Postimi i Vlora Çitakut)

Ky qëndrim i ambasadores Çitaku është mbështetur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe nga ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, të cilët e kanë bërë pjesë të profilit të tyre në "Twitter". 

ditmir bushati
(Bushati poston në faqen e tij reagimin e Çitakut)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com