TIRANE- Yuri Kim nis zyrtarisht punën si ambasadore e SHBA në Shqipëri. Ajo ka mbajtur fjalimin e parë në cilësinë e kryediplomates duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe duke premtuar në gjuhën shqipe se SHBA do jetë krah për krah me Shqipërinë në rrugën e integrimit për t'u bërë pjesë e familjes europiane.
Më herët Kim dorëzoi në presidencë kredincialet. Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Kim mbërriti në Shqipëri të mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori.
Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri ka mbajtur fjalimin e saj të parë në cilësinë e kryediplomates. Teksa foli për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve,ajo mbylli fjalimin e saj në shqip duke thënë se SHBA është krah për krah me Shqipërinë.
"Pres të punon me udhëheqësit e Shqipërisë ndërkohë që ata marrin hapa për Reformën në Drejtësi dhe për të larguar korrupsionin. Besoj se kur drejtësia të hedhë rrënjë në drejtësi të tërhiqen më shumë investitorë. SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate të vërtetë. Ne qëndrojmë krah jush sot, për të mbështetur të ardhmen tuaj në familjen europirane", tha Kim.
"Ne jemi ne me ju krah për krah. Faleminderit shumë", tha Kim në gjuhën Shqipe.
Pasi mori zyrtarisht detyrën, duke i dorëzuar letrat kredinciale presidentit Meta, ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim ka takuar ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Teksa e ka cilësuar vitin 2020 si kyç për Shqipërinë, Soreca shkruan se është i gatshëm për të bashkëpunuar, specifikisht sa i përket integrimit të vendit në BE.
“Mirë se vini Yuri Kim! Të gatshëm për të filluar punën së bashku për të vazhduar partneritetin themelor BE-SHBA në Shqipëri, në veçanti në kontekstin e procesit të integrimit të vendit në BE. 2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën e Shqipërisë,”-shkruan Soreca.
Në përfundim të takimit me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, presidenti Ilir Meta shkruan se bashkë me SHBA Shqipëria do të punojë për përballuar me sukses sfidat me të cilat do të përballet.
"I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!" , shkruan Meta.
Amelikanet e duan sum sqipelin ne do u japim sum oliz te ziel qe te sendoset populi sqiptar oliz oliz pilaf pilaf lofte ambasadolja amelikane qe i perlktheu plesidentit tlump ku hante oliz me lidelin e kolese se veliut kim sung lofte olizi me bombe atomike
Përgjigjunga ai orizi me miza qe te jepte ty shoku enver
Ja hodhi lakun Ilirit si Vlashi kalit
PërgjigjuKepucet e presidentit
PërgjigjuQenka zen kaps presidenti.
PërgjigjuHahahaha duket nga qendrimi