PD bojkot e protesta! SHBA-BE vihen në lëvizje, Kim te Rama: Folëm për ngjarjet e fundit dhe 'Zgjedhoren', do të takohem edhe me Bashën

TIRANE-Ndërkombëtarët janë vendosur në lëvizje për zgjidhjen e ngërçit të ri politik të krijuar në Shqipëri pas shembjes së Teatrit Kombëtar që solli protestat dhe largimin e opozitës nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Fillimisht, paraditen e sotme ambasadorët e BE-së në Tiranë zhvilluan një takim me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, ndërsa në përfundim të bisedës, kryedemokrati në një prononcim për mediat njoftoi se bojkoti i Reformës Zgjedhore do të vijojë, pasi 'nuk mund të jemi fasadë' tha ai. 

Rreth dy orë më pas, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ngjiti shkallës e Kryeministrisë, hera e dytë brenda 4 ditëve. Takimi kokë më kokë me Ramën që zgjati për rreth 60 minuta u parapri nga një bisedë edhe me shefen e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Tema e diskutimit sigurisht që ishte aktualiteti politik, por më shumë dritë hodhi vetë ambasadorja në një postim në faqen zyrtare në Facebook. Ambasada e SHBA-së theksoi se Yuri Kim u takua me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Ambasadorja sipas njoftimit theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Po sipas njoftimit të ambasadës së SHBA-së, Kim dhe Rama "u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti" mbyllet njoftimi. 

VIDEO/Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim sot duke dalë nga kryeministria

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beeeeeeeeeeeeee: 19/05/2020 16:59

    U bemë jemi berë gazi i botes lerë qe kush guxonte te fliste...hahahaha Gzuer Konknkollen frabiken e pare te kapitalizmit ne Shqipnie.. Bo boooo lumë ne per Presidentin qe kemi pasur dhe per kryetarin e opozites qe kemi ...

    Përgjigju
  • Beni: 19/05/2020 15:01

    Nuk ka me llafe me ramen vetem grushta,,shkelma,,shkopa,,,dinamit,,, e protesta derisa te jape doreheqje....

    Përgjigju
  • Integrimi: 19/05/2020 14:54

    Eshte fakt qe shqiperia u fut ne Nato nen drejtimin e zotit Berisha! Eshte po kaq fakt kokeforte qe shqiperise ju liberalizuan vizat nen drejtimin e ketij njeriu, qe ju militantet ne sherbim te mafias ulerini dhe e mallkoni. ESHTE FAKT QE SOT AMBASADORJA E USA I KUJTON LARGQOFTIT KRYEMINISTER SHQIPTAR QE NE JEMI VEND I NATON DHE PRAG TE BE-se. Analizoni pak thelle PSE dhe po kaq thelle filloni shfryhuni ne komente groteske qe bezdisin edhe mizen ne m.t! Nen drejtimin e ketij mafiozi shqiperia lartesoj vetem KULLAT DROGEN DHE EMIGRACIONIN. URIMET ME TE MIRA KOMBIT SHQIPTAR, SHUME SHPEJT SHQIPERIA DO TE TRIMFOJE MBI NJE SEKT TE NDYRE QE E TREGOJ SURRATIN NE 7 VJET. NE HISTORI 7 VJET NUK PERBEJNE AS 7 SEKONDA!

    Përgjigju
    • @Integrimi: 19/05/2020 17:09

      Dikur ka thene .... Ne Lushnje hahaha Rrofte populli i Fierit... mendoni vete vazhdimin.

    • @Integrimi: 19/05/2020 16:38

      Ik se na çat garrin me gjithe Bashen e Berishen. Grekofil.

  • AltinTop: 19/05/2020 14:28

    Ju shkoi jeta duke bo takime...dhe Shqiperia po nga te njejtit njerez vazhdon te drejtohet...Ju mirepresim ne takime te tjera...

    Përgjigju
  • ROFT USA: 19/05/2020 12:26

    Hajde o shal ngjit se USA të vjen hakut ty me qent e tu të kap nga veshi e ti ri si pul pastaj nuk bën ciu po tërihiqesh zvar si zvaranik.ROFT USA SA MALET QË NDIHMON SHQIPRIN SE PA USA NE ISHIM DJEG ME KOH NGA KRIMINELËT BASTARD TË TIPIT SALHE E JEVGJITËRVE mediu.

    Përgjigju
    • Uku Cerrikut: 19/05/2020 13:06

      Normal qe rroft usa sepse shume shpejt do largoje kete tanor hajdutesh me ceremoni, por druhem se do jesh ti i pari qe do i shash. Mbaje mend shume shpejt pasi numerimi ka filluar mbrapsht

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë