TIRANË- Premtimi për të ruajtur Teatrin Kombëtar nuk mundi të mbahej. Zotimit të përbashkët publik të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të shfuqizuar ligjin për shembjen e Teatrit, nuk i mbeti gjë tjetër veçse firmat në kontratën e 25 korrikut 2019.

Ajo që i bashkon në protesta nuk është vetëm revolta pas shembjes së Teatrit Kombëtar në 04:30 të mëngjesit të së dielës. Prej vitit 2019, Aleanca dhe kryedemokrati Lulzim Basha, shfaqën angazhimin për një sistem zgjedhor “që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre”“Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile”, citohet në kontratën e lidhur verën e një viti më parë.

Thirrjet për largimin e qeverisë Rama mbizotëruan në dy protestat pas shembjes së Teatrit, artikuluar nga artistët, të cilët nuk i lanë podiumin e fjalës politikës. Lulzim Basha e Monika Krymadhi ishin vetëm spektatorë në protestën mbi 2 orë mbajtur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Teatrit Kombëtar që tashmë i kanë mbetur vetëm rrënojat.   Përballë këtyre thirrjeve për rrëzimin e qeverisë, e madje deri në kërkesat ndaj presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Basha duket të jetë një hap larg, asaj që ka kërkuar prej kohësh: Zgjedhjeve të parakohshme.

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe në kontratën me artistët. Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit një orë e më parë për t’i dhënë fund krizës politike dhe ekonomike", tha Basha.

Për të shkuar në zgjedhje duhet një reformë! Tryezës së Këshillit politik të hënën i munguan përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së. E për Bashën rikthimi varet nga Partia Socialiste. "Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Përgjegjësia për çuarjen përpara të reformës zgjedhore sipas afateve është e PS. Fasadë nuk mund të jemi", tha Basha.

Hetimi ndërkombëtar për shembjen e Teatrit që kreu i shteti kërkoi një ditë më parë, duhet mbështetur, siç Basha theksoi, megjithatë, realizimi i tij duket i vështirë.  " Hetimi i shembjes së teatrti është i pakushtëzuesëm, zotim i imi. Nuk kundërshtoj  Metën për hetim ndërkombëtar, por me këtë qeveri vështirë se do të ketë hetim", shtoi ai.

Lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare do të marrë pjesë edhe në protestën e radhës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të mërkurën në 17:30. Këtë të martë ai thërrit në zyrën e tij, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të cilëve u kërkoi mbështetje financiare për Shqipërinë e prekur nga pandemia COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Basha: Zgjedhorja? Topi në derën e PS-së...Dy kërkesat e aleatëve për BE-në! (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar 2 kërkesat që aleatët e demokratëve kanë pasur për ambasadorët, e ndërsa ka lënë të nënkuptuar se opozita nuk do të rikthehet më në tryezën e Këshillit Politik. Ai ka bërë me dije gjithashtu se do të jetë në protestën e nesërme të Aleancës.

"Shqipëria po bën hapa pas, veprimet e javëve të fundit po e thellojmë dhe më shumë krizën politike dhe po e largojnë vendin nga Europa. Europa e përkushtuar në plotësimin e 15 kushteve. Kërkova ndihmën e vendeve anëtare që vendi të plotësojë kushtet për integrimin, që të hap negociata, që të mbështesë politikën dhe ekonominë. Kemi folur oër ekonominë, ku Shqipëria për shkak të pandemisë, Rama i dërgoi parat për oligargët. 50% e popullsisë ishte në kushte varfëria, pas pandemisë 70%. Ky vit është edhe më i vështirë, duke i falenderuar për ndihmën kam kërkuar që të bëjnë apel në qeverinë e tyre që të shikojnë mundësinë e rritjes ekonomike për vendin. PD dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka për të ecur përpara për integrimin dhe katastrofa ekonomike.

Zgjedhjet janë një nga pikat tona, edhe në kontratën me Aleancën, do të bëjmë gjithcja për të garantuar një proces zgjedhor që shqiptarët një orë e më parë t'i drejtohen kutive të votimit dhe që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Kjo nuk varet nga ne, rikthimi në Këshillin Politik. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me veprat, veprat e mazhorancës tregojnë që nuk ka vullnet. Topi nuk ka qenë nuk ka qenë kurrë më parë në derën e PS, opozita s'mund të jetë fasadë. Ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është e PS-së, fasadë nuk mund të jemi.

Hetimi i shembjes së teatrti është i pakushtëzuesëm, zotim i imi. Nuk kundërshtoj  Metën për hetim ndërkombëtar, por me këtë qeveri vështirë se do të ketë hetim.

Opozita do jetë edhe në protestën e djeshme", tha Basha.

Ora 10:29
Përfundon mbledhje e PD-së me ambasadorët e BE-së dhe aleatët

Përfundon mbledhje e PD-së me ambasadorët e BE-së dhe aleatët. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se 1 orë. I pari që doli nga selia ishte ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili nuk u prononcua për mediat. 

Basha sot takim me aleatët dhe ambasadorët te selia e PD