Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Shtëpia e Bardhë ‘e qartë që nga dita e parë’ se do të sigurojë vetëm armë mbrojtëse për Ukrainën

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Shtëpia e Bardhë ‘e qartë që nga dita e parë’ se do të sigurojë vetëm armë mbrojtëse për Ukrainën

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka qenë "e qartë që nga dita e parë" se ata do t'i siguronin Ukrainës vetëm armë mbrojtëse për të luftuar Rusinë.

"Ne nuk po ofrojmë asnjë armë që do t'i lejojë ukrainasit të sulmojnë Rusinë nga brenda Ukrainës. Dhe Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë për këtë, se ne nuk jemi, ne nuk do të bëhemi palë në luftë. por ne do të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, tha ajo në një konferencë shtypi në OKB.

Biden tha të hënën se SHBA "nuk do të dërgojë asgjë që mund të gjuajë në Rusi". Ukrainasit kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që partnerët ndërkombëtarë t'u dërgojnë atyre sisteme raketash të shumëfishta (MLRS) për të luftuar luftën.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë