E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Takimi u mbajt në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen pak pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi tha Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë. Ai shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë edhe më tej.
"Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë. Jemi krenarë që qëndrojmë së bashku si aleatë në NATO dhe të vendosur për të vijuar forcimin e partneritetit tonë të ngushtë dhe të qëndrueshëm", tha Bardhi.










Komente
Komento